Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KQZ: Brenda 9 prillit partitë të sjellin propozimet për anëtarë të KZAZ-ve

07/04/2015
KQZ: Brenda 9 prillit partitë të sjellin propozimet për anëtarë të KZAZ-ve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi të martën datën 9 prill si afatin brenda të cilit partitë politike duhet të sjellin emrat e anëtarëve me të cilët do të përfaqësohen në komisionet zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ).
KQZ miratoi sot projektvendimin “Për miratimin e afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ dhe KQZ nga grupet nismëtare, për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, si pasojë e ndryshimeve në kodin zgjedhor’.
Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së, Skënder Vrioni, gjatë paraqitjes së aktit vuri në dukje vonesat në këtë proces për shkak të miratimit me vonesë nga Kuvendi të ndryshimeve në ligjin zgjedhor, të lidhura ngushtë me reformën e re territoriale.
“Brenda datës 9 prill partitë politike duhet të sjellin propozimet për anëtarë në KZAZ-të; brenda datës 12 prill KQZ duhet të emërojë anëtarët e këtyre komisioneve dhe ngritjen e tyre. Ndërsa 18 prilli do të shënojë afatin final për regjistrimin e komiteteve nismëtare në KZAZ”, tha Vrioni.
KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: a) dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare. Ndërsa anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare.
Referuar numrit të votave të fituara për këshillat vendorë në shkallë vendi dhe përfaqësimit në Kuvend, partia e parë dhe e dytë e shumicës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ për zgjedhjet vendore të qershorit, janë Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
Ndërsa, partia e parë dhe e dytë e opozitës parlamentare, të cilave u lind e drejta të propozojnë anëtarë në KZAZ, janë Partia Demokratike dhe Partia Republikane. Ndërsa, anëtari i shtatë do të përzgjidhet në bazë të shortit që hidhet në KQZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit

26/05/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

26/05/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit

26/05/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

26/05/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.