Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti sot në një takim këngëtaren Elhaida Dani, përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin europian të këngës dhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH, Martin Leka.
Kryebashkiaku Basha ka shprehur vlerësimin më të lartë për talentin e Elhaidës dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kryebashkiaku Basha theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion dhe shprehu bindjen se performanca e saj do të vlerësohet dhe do të bëjë krenar çdo shqiptar.
Pas suksesit në “The voice of Italy”, ku Elhaida Dani u shpall fituese, festivali europian i këngës ku ajo do të përfaqësojë Shqipërinë është një tjetër sfidë për të.





