Ambasadori gjerman: Gjuha e deputetes italiane e papranueshme, shqiptarët emigrantë ekonomikë, do...

Ambasadori gjerman: Gjuha e deputetes italiane e papranueshme, shqiptarët emigrantë ekonomikë, do të kthehen të gjithë

59
0
Shares

Një ditë pas deklaratës shok të deputetes italiane të Forca Italia, Daniela Santanke, se duhet të fundosin anijet afrikane me emigrantë njëlloj si anijet shqiptare në vitet ’90, ka reaguar Ambasadori gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffmann.
Nga Berati, ambasadori gjerman tha se kjo është gjuhë e papranueshme dhe nuk mund të goditen anijet me klandestinë, pasi kjo do të sillte një katastrofë të madhe.
“Këto ishin zhvillime të tmerrshme dhe një gjuhë e tillë është e papranueshme. S’mund ti godasim anijet. Do të bëhet tragjedi nëse godasim anijet e klandestinëve. Ajo që po luhet në hapësirën e detit Mesdhe është një tragjedi e tmerrshme. Ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të BE-së janë takuar dje në Bruksel për të marrë masat e nevojshme për ta mbajtur situatën nën kontroll”, u shpreh Helmut Hoffmann.
Duke u ndalur në shqetësimin në rritje të shtetit të tij lidhur me rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, Hoffmann siguroi se të gjithë azilkërkuesit ekonomikë do të kthehen mbrapsht sapo të mbyllet procedura e verifikimit. Ambasadori apeloi sërish qytetarët të mos bien pre e trafikantëve.
“Pothuajse të gjithë shqiptarët, 999 nga 1000 të tillë do duhet të rikthehen në Shqipëri pasi të gjithë janë emigrantë me arsye ekonomike, pra nuk bëhet fjalë për azil politik. Procedurat e azil-kërkimit dhe verifikimit të aplikimeve parashikojnë një afat nga 3-5 muaj dhe mendohet që për të gjithë shqiptarët që vijnë me arsye ekonomike do të ketë refuzim azili, siç ka ndodhur deri tani. I bej apel qytetarëve shqiptar që mos të bien pre e trafikantëve të qenieve njerëzore, që për hir të fitimeve të tyre përpiqen ta nxisin këtë lloj zhvillimi”, apeloi ambasadori gjerman.
I pyetur nëse këto zhvillime ndikojnë negativisht për Shqipërinë në hapjen e negociatave në BE, Ambasadori gjerman u shpreh se, “nuk është një minus që merr Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit në BE, është një fenomen që duhet të na shqetësojë të gjithëve dhe para së gjithash shqiptarët sepse është një problem shqetësues nëse shikojmë që popullsia në masa të konsiderueshme, veçanërisht te të rinjtë, kërkojnë që të largohen nga vendi”, u shpreh më tej Helmut Hoffmann.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY