Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjobëvënia 15 milionë lekë biznesmenit, banda e Pajtim Serianit drejtohej nga një i burgosur

22/04/2015
Gjobëvënia 15 milionë lekë biznesmenit, banda e Pajtim Serianit drejtohej nga një i burgosur
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda ka goditur një grup kriminal, që dyshohet se kanë kërcënuar një biznesmen duke i vënë gjobë dhe duke e shtrënguar përmes dhunës fizike e psiqike për të përfituar shuma të konsiderueshme parash.
Policia e Shtetit ka dhënë hollësi sot, në lidhje me arrestimin e disa personave, pjesë e një grupi kriminal të gjobëvënësve, mes tyre edhe Pajtim Serjani, i njohur si mik i Emiljano Shullazit. Operacioni i koduar “Burgu Skyp” nisi dje në orët e pasdites dhe po vijon me kontrolle në banesa të të dyshuarve.
Rebani Jaupi, Zëvendësdrejtor i Krimeve të Rënda tha sot se në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë në kërkim. Gjithashtu nën akuzë është edhe një 37-vjeçar që ndodhet në burgun e Peqinit, i dënuar për vrasje dhe që mendohet se drejtonte grupin.
Ky grup kriminal me anë të kanosjes e dhunës përfitonte përqindje të aksioneve në një biznes. Mësohet se biznesmeni i kanosur dhe i dhunuar nga grupi është me iniciale J. B., ndërsa gjobëvënësit kishin përfituar 15 milion lekë prej tij.
Sipas policisë, të arrestuar janë shtetasit Pajtim Serjani, 33 vjeç; Klevis Kardashi, 32 vjeç; Ditmar Reçi, 34 vjeç dhe Arianit Luli, 32 vjeç. Pjesë e këtij grupi sipas policisë është edhe Genc Ferati, i cili aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit dhe mësohet se komunikonte nga qelia përmes rrjeteve sociale me të dëmtuarin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim dy anëtarë të tjerë të këtij grupi, 26-vjeçari Elvis Karolli dhe 45-vjeçari Arben Haxhihyseni. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për të 7 këta persona, ndërsa zbulimi i grupit dhe arrestimi i 4 prej tyre erdhi pas një pune hetimore prej 4 muajsh ndërmjet Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga data 6 shkurt 2015 e në vazhdim  me anë të shtrëngimit, kanosjes dhe dhunës fizike e psiqike i kanë marrë përqindje aksionesh nga aktiviteti i biznesit një shtetasi në Tiranë, si dhe i kanë kërkuar një shumë parash, duke pretenduar ndarjen e fitimeve nga aktiviteti tregtar. Grupi drejtohej nga shtetasi Genc Ferati, i cili komunikonte nga qelia e burgut të Peqinit nëpërmjet rrjeteve sociale, me të dëmtuarin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjete, njëri i blinduar dhe 200 copë kartëmonedha të prerjes 100 euro.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim”, Neni 109/b – 2 dhe 25 i Kodit Penal.



Të arrestuar
Genc Shpëtim Ferati
, 37 vjeç, i cili po vuan një dënim në IEVP Peqin, i dënuar më parë për “vrasje”
Pajtim Xhevair Serjani, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “për moskallëzim krimi”
Arianit Gëezim Luli, 31 vjeç, banues në Tiranë
Ditmar Dilaver Reçi, 31 vjeç, banues në Tiranë
Klevis Ali Kardashi, i njohur me nofkën “Kinezi”, 32 vjeç, banues në Tiranë



Të shpallur në kërkim
Elvis Karolli,
27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, për “armëmbajtje pa leje”
Arben Haxhihyseni, 45 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë, për “vrasje”



Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale
200
copë kartëmonedha të prerjes 100 eurosh të falsifikuara
5 aparate celularë
2 mjete “Audi Q 7”
1 mjet i blinduar “Mercedes Benz”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

Mijëra qytetarë nga gjithë Shqipëria në protestën e opozitës para Kryeministrisë

24/01/2026
Ceremonitë për përcjelljen e kolegut, gjyqtarët ndërpresin proceset nga 2-4 ditë

Grabitet me çekiç zyra e kredive në Shkodër

24/01/2026
“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.