Kakavijë, arrestohet luftëtari 18 vjeçar lushnjar i IS-it

Kakavijë, arrestohet luftëtari 18 vjeçar lushnjar i IS-it

48
0
Shares

Një shtetas shqiptar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, për  “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”. Burime të drejtorisë së Policisë së Shtetit, bënë të ditur se, nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, më datën 23. 04. 2015, në orët e para të mëngjesit  u arrestua në flagrancë  Julian Çela 18 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas u deportua nga policia greke në PKK Kakavijë, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në Kakavijë është marrë në dorëzim nga Specialistët e Sektorit për Aktet Terroriste në Drejtorinë e Policisë ë së Shtetit , ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi i tij.
Mësohet se 18 vjeçari nga Lushnja po tentonte të shkonte drejt Sirisë, për t’ju bashkuar grupeve terroriste të Shtetit islamik, ose siç njihet ndryshe IS-it.  Sipas policisë, 18 vjeçari është ndaluar nga policia greke. Çela dyshohet se nga Greqia me pas do të udhëtonte drejt Turqisë për të përfunduar më pas në frontet e luftës në Siri. Por, policia greke nuk e ka lejuar kalimin e tij, duke ia dorëzuar autoriteteve policore shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku edhe është arrestuar për akuzën e “Pjesëmarrjes në veprime luftarake në një shtet të huaj”.
I riu nga Lushnja, dyshohet që është pjesë e një rrjeti, nga i cili ishte rekrutuar për t’ju bashkuar luftëtarëve të IS-it në Siri.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan  Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj”, parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal.   

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY