Shkodër, polici i shpëton atentatit pranë banesës, shpallet në kërkim autori

Shkodër, polici i shpëton atentatit pranë banesës, shpallet në kërkim autori

64
0
Shares

Një efektiv policie është qëlluar me armë zjarri natën midis të mërkurës dhe të enjte në qytetin e Shkodrës. Atentati ka ndodhur jo shumë larg banesës së tij, në lagjen “Mark Lula”.
Lajmin e bëjnë të ditur burime të policisë lokale, sipas të cilave agjenti, për të cilin jepen vetëm inicialet K. K., dhe mosha 55 vjeç, ka mbetur i plagosur.
Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës, ndërkohë që kolegët e tij, me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë mbledhur dëshmitë paraprake duke arritur të identifikojnë autorin.
Të njëjta burime të policisë, bënë të ditur gjithashtu se është identifikuar vetëm inicialet, S. H., i dyshuari si atentator, i cili është shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY