Basha: Eksodi pasojë e politikave të gabuara, gjendja ekonomike jo optimiste

Basha: Eksodi pasojë e politikave të gabuara, gjendja ekonomike jo optimiste

57
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka përqendruar edhe sot vëmendjen e tij tek ikja e shqiptarëve, që sipas Bashës është një eksod i ri. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka zgjedhur një bashkëbisedim në një prej universiteteve privatë të vendit për të folur për situatën ekonomike në vend.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi qeverinë se nuk solli asnjë impuls pozitiv në ekonomi dhe se janë ndjekur politika të gabuara me taksat dhe energjinë duke larguar investitorët.
I pranishëm në aktivitetin “Si të nxisim rritjen ekonomike” që u zhvillua në Tiranë,  Basha tha se shqiptarët po marrin borxhe, po shesin gjithçka e po ikin nga vendi dhe se kjo gjendje është pasojë direkte e rritjes së çmimit të energjisë dhe taksave
Lulzim Basha foli për nevojën e reformës kushtetuese dhe llogaridhënie parlamentare si dhe aksionin e opozitës për të ulur taksat madje dhe me referendum.
“Situata e rënduar ekonomike është pasojë e mungesës së vizionit politik. Qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra. Qeveria voton gjithçka pa na dëgjuar opozitën. Duhet reforme kushtetuese dhe llogaridhënie parlamentare. Duhet të ulen taksat që të ketë ndryshim të situatës. Rritja e taksave nuk ka sjelle më shumë para por ka rritur informalitetin. Do ndjekim çdo rrugë për të ulur taksat,energjinë madje dhe me referendum. Qeverisja do të marrë një përgjigje më 21 qershor për gjendjen e krijuar”, u shpreh Lulzim Basha.
Gjatë fjalës të tij ai është shprehur se qeveria e sotme është pa perspektivë ekonomike dhe se biznesi dhe konsumatorët janë në një gjendje shumë të vështirë për shkak të reformave që kjo qeveri, në dy vitet e qeverisjes së saj ka marrë.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, Lulzim Basha është shprehur se kjo gjendje vjen si pasojë e problemeve ekonomike që kanë njerëzit.
“Gjendja e sotme pa optimizëm për ekonominë. Qeveria nuk po merr më impulse pozitive nga ekonomia. Biznesi dhe konsumatori janë në ankth me qeverisjen e sotme. Rritja e taksave ka larguar investitorët, mijëra shqiptarë po shesin shtëpitë dhe po largohen”, tha kryedemokrati.
Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike vendi ka pasur një zhvillim më të madh duke përmendur edhe anëtarësimin e vendi në NATO, vendim i cili u mor në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike. 
Duke folur për eksodin, kreu i PD-së u shpreh se gjatë gjithë viteve të tranzicionit ka pasur largime nga vendi, por ky i këtij viti ka pasur përmasa shumë të mëdha.
“Kjo lidhet ngushtësisht me situatën ekonomikë, me mungesën e shpresën, me pamundësinë e kësaj qeverie për të siguruar një ekonomi të fortë”, u shpreh Lulzim Basha.
Sipas Bashës, vetëm në tremujorin e parë të 2015, 16 mijë shqiptarë kërkuan azil.
“Kjo gjendje, pasojë e politikave të gabuara. Qeveria rriti borxhin deri në 72 për qind dhe nuk ka asnjë të punësuar. Në qeverisje ka persona me rekorde kriminale dhe niveli i papunësisë është rritur me 7 për qind në dy vite ndërsa varfëria ekstreme është dyfishuar. Banka Shqiptare po ul normën e interesit ne minimum, pa asnjë efekt për kreditimin, ndërsa  20 mijë familje u hoqën nga ndihma sociale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY