Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ben Blushi: Varfëria emergjencë kombëtare, të varfrit do të vijnë në Parlament dhe do i nxjerrin jashtë deputetët

23/04/2015
Ben Blushi: Varfëria emergjencë kombëtare, të varfrit do të vijnë në Parlament dhe do i nxjerrin jashtë deputetët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ben Blushi ka zhvlerësuar sot pretendimet dhe justifikimet e qeverisë, për eksodin e kohëve të fundit të shqiptarëve, drejt vendeve të BE-së. Në fjalimin e tij në Parlament, deputeti socialist, ka përmendur si shkak kryesor të këtyre largimeve, varfërinë dhe mungesën e perspektivës për punësim.
Deputeti i PS-së, u shpreh më tej se situata e krijuar me ikjet masive të shqiptarëve është një emergjencë kombëtare. Ai tha se është turp i qeverive që shqiptarët diskriminohen për arsyen e vetme se janë të varfër.
“Në 25 vite kemi humbur 1/3 e popullsisë. Nuk ikin se s’ka ujë, s’ka diell, ka një arsye, ne qeverisemi shumë keq. Shihni shifrat e migrimit, vetëm për një arsye po ikin se jetojnë keq. Shqiptarët nuk persekutohen për shkak të festë, por se janë të varfër, i persekutojmë për shkak të mungesës së pasurisë, je i varfër nuk shkollohesh, merr me pak pension, nuk fiton gjyqe. Diskriminimi është Standard i keq, po diskriminojmë të varfrit, për turpin tonë”, tha Blushi.
Sipas tij, asnjë popull nuk është tretur si Shqipëria në 25 vite.
“Nuk është punë qeverie, gjithkush duhet të kuptojë se kostoja e atyre që ikin është më e madhe, emigracioni ka kosto më të lartë, kështu nuk rregullohet papunësia, tokat nuk punohen, zvogëlohet tregu”.
Më tej Ben Blushi shtoi se, “nëse vazhdon kjo situatë për 20 apo 30 vite Shqipëria përgjysmohet. A na vlen neve ky vend? Kjo është e padrejtë, ta përballojmë sot këtë kosto. Të ndajmë kostot për të varfrit. Ka arsye për të dhënë alarmin, është emergjencë kombëtare Shqipëria po zvogëlohet, po tkurret”.
Deputeti socialist, një nga zërat kundër politikave të ndjekura nga qeverisja është treguar i ashpër dhe ka kërkuar ndryshimin e situatës, pasi në të kundërt sipas tij, “të varfrit do vijnë në parlament dhe do i nxjerrin jashtë deputetët”.
“Më mirë nxisni parazitizmin se emigracioni. Ky vend bëhet i pa jetueshëm nëse s’ka njerëz. Pesimizmi që ka kapur Shqipërinë është fatalitet kombëtar. Duhet ta ndryshojmë këtë fatalitet duke u dhënë më shumë, duke rritur pagat, pensionet, duke investuar, duke e bërë shoqërinë më të drejtë. E dini pse ikni ata që kanë kalamaj, kanë vetëm një problem, kanë frikë se fëmijët do ti ngjajnë. Vetëm të varfrit kanë frikë se fëmijët e tyre do ti ngjajnë, varfëria është fatale. Shoqëria ka vdekur nuk ka shpresë, kjo është arsyeja pse ikin. Ka akoma mundësi që diçka të ndryshojë, pavarësisht se nuk jam shumë optimist. Nëse nuk ndryshon diçka, të varfrit do vinë në parlament do na nxjerrin jashtë”, përfundoi Blushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.