Ministri i Drejtësisë komunikon nëpërmjet “Facebook”-ut me kreun e KLD-së

Ministri i Drejtësisë komunikon nëpërmjet “Facebook”-ut me kreun e KLD-së

578
0
Shares

Një kërkesë për përfshirjen në rendin e ditës në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu, i është përcjellë nga Ministri i Drejtësisë, Presidentit të Republikës (njëherazi edhe kreu i KLD-së), nëpërmjet rrjetit social të “Facebook”.
Në “faqen” e Ministrisë në Drejtësisë, ndër dhjetëra apo qindra shkresa të protokolluara në ditë në këtë ministri, është publikuar shkresa e mësipërme, me Nr. 2946 Prot., dhe që mban datën e sotme, 23. 04. 2015. Ndërsa shkresa, e nisur me postë ndoshta, ende nuk ka mbërritur në Presidencë, nëpërmjet “Facebook”-ut ajo ka mbërritur deri në skajet më të largëta të rruzullit tokësor.
Nëpërmjet “Facebook”-ut, me këtë shkresë, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në mbështetje të nenit 22 të Ligjit nr. 8811 datë 17/05/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar, i ka paraqitur ditën e sotme Presidentit të Republikës, në cilësinë e Kryetari të Këshillit të Lartë të Drejtësië, kërkesën për pezullimin e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Osman Aliu.
“Në kërkesën drejtuar Presidentit të Pepublikës, Bujar Nishani, sqarohet se ndaj këtij gjyqtari, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka përfunduar hetimin lidhur me çështjen penale nr. 8168 të vitit 2014 për akuzën ‘Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, parashikuar nga neni 257/a/2 i K.Penal dhe nga ana e kësaj prokurorie është vendosur marrja si i pandehur i këtij gjyqtari dhe dërgimi i dosjes për gjykim, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Përsa më sipër, në përputhje me parashikimet e nenit 22/2/3 të Ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë’, i ndryshuar, Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka kërkuar përfshirjen e kërkesës për pezullimin e gjyqtarit Osman Aliu, në rendin e ditës së mbledhjes më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në kushtet kur ky i fundit është marrë si i pandehur”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Drejtësisë për Presidentin e Republikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY