Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama, kundër gjithë Doktorëve: Halimi i mirë dhe i lodhur. Heziton për Blushin

23/04/2015
Rama, kundër gjithë Doktorëve: Halimi i mirë dhe i lodhur. Heziton për Blushin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë për TV Klan, Edi Rama nis sulmet ndaj kandidatit të PD-së për Tiranën, Halim Kosova si dhe analizon ndërkohë largimet e shqiptarëve nga vendi

Përballë kandidatit tuaj është zgjedhur nga opozita një nga doktorët më të njohur, Halim Kosova   Si ju duket gara?
Është e kundërta e doktorit të parë. Doktori i parë ishte ai që ishte. Ky doktori tjetër është shumë i mirë dhe shumë i lodhur dhe nuk besoj se Tiranës i duhet një njeri që sado i mirë qoftë ai, në këtë fazë mund të drejtojë vetëm një azil pleqsh.

Është një njeri që sjell jetë, është një gjinekolog..?!.
Preferoj që të mos flasim për ndryshimin nga doktori i zemrës te doktori i gjinisë.

A ka një emër konkret që do të zëvendësojë Erion Veliajn? Javën e ardhshme ai do të japë dorëheqjen?
Nuk do të jetë e lehtë, por besoj që ashtu siç nuk ishte e lehtë, por në fund u bë e mundur që të zgjidhet kandidati që i duhet qytetarëve të Tiranës për Bashkinë e re, do të jetë e mundur të zgjedhim edhe zëvendësuesin   apo zëvendësuesen e tij me detyrën e ministrit apo ministres së Mirëqenies Sociale që i duhet Tiranës.

Do të jetë thjesht zëvendësim i Veliajt apo do ketë edhe një ndryshim të kabinetit qeveritar?
Nuk do të ketë ndryshim për sa kohë qeveria është në krye të detyrës dhe po ecën sipas planveprimit të saj, i cili monitorohet si asnjëherë më parë nga Këshilli i Ministrave si dhe për sa kohë reformat dhe masat përkatëse që lidhen me to do të jenë në drejtimin e duhur.

Jo të gjithë mendojnë kështu. Blushi është një zë i fortë brenda partisë socialiste dhe ai deklaron se rilindja ka vdekur…?!
Sigurisht jo të gjithë mendojnë kështu por qeverinë e bën kryeministri dhe është detyra ime të vendos nëse ka apo nuk ka riformatim të qeverisë dhe besoj është detyra ime t’ju përcjell informacionin e anketimeve publike që kanë qenë intensive këto kohë për shkak të përgatitjes për zgjedhjet. Aprovimi i opinionit publik në mënyrën se si ecën vendi është më i larti se i shumë viteve të marra me radhë, që kur ne bëjmë projeksione të kësaj natyre. Ne jemi në drejtimin e duhur, vendi është në drejtimin e   duhur por, kjo nuk do të thotë që sfidat i kemi lënë pas, përkundrazi janë përpara, nuk do të thotë se vështirësitë e njerëzve janë kapërcyer, ato janë problemi ynë i përditshëm dhe për këtë arsye ne jemi në qeveri, kjo do të thotë thjehsht që gjërat janë vendosur në rrugën e duhur dhe ne duhet të ecim më shpejt.

Pra, Blushi jeton në një realitet tjetër dhe nuk e njeh realitein për të cilin ju flisni?
Unë nuk komentoj aq më pak kur komenti vjen nga një anëtar i partsië sonë.

Si shpjegohet që ka një numër kaq të lartë të azilkërkuesve? S’ndjeheni përgjegjës ju për këtë, pasi të paktën opozita deklaron që është arsyeja e keqqeverisjes ajo që i çon shqiptarët të ikin jashtë vendit?
Nuk e kam thënë që brenda 18 muajsh do të zhdukim varfërinë. Shqipëria është rikthyer në rrugën e rritjes ekonomike dhe do të vazhdojë të jetë e qëndrueshme. Sigurisht që arsyet e këtij largimi janë të lidhura me varfërinë, nevojën e njerëzve për një jetë më të mirë dhe kjo nevojë nuk do të shterojë asnjëherë. Nuk jam nga ato që mendoj se jemi të dytët pas Gjermanisë apo se do të jemi të dytët pas 4 apo 5 vitesh. Ç’ka po ndodh është e lidhur me një moment specifik, moment keqkuptimi dhe manipulimi të madh. Keqkuptim i ardhur nga fakti që Gjermania dhe jo Franca apo Italia ose Greqia ka lëshuar një apel, ka bërë me dije një interesim për një numër të huajsh, pasi Gjermania i kërkon të huajt me profesione të veçanta dhe aftësi të veçanta. Gjermania nuk ka hapur dyert për emigrantët që kërkojnë një jetë më të mirë. Mbi këtë keqkuptim është spekuluar nga elemente kriminalë që kanë organizuar flukset që ne po përballemi. Është situatë delikate që po merremi seriozisht dhe nuk ka asgjë për t’u alarmuar në kuptimin e ecurisë së ekonomisë dhe nuk ka asnjë arsye për ta politizuar këtë moment kritik, a thua se para 18 muajsh ishte një bahçe me lule dhe njerëzit po shkojnë në Gjermani për të ujitur këto lule.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.