Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Itali, operacion antidrogës prangos 9 persona, mes tyre një futbollist shqiptar

24/04/2015
Itali, operacion antidrogës prangos 9 persona, mes tyre një futbollist shqiptar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një futbollist shqiptar ka përfunduar në pranga, gjatë një operacioni antidrogë të policisë italiane, bashkë me 8 persona të tjerë.
Operacioni i koduar “Mozzicone” ka ekzekutuar 9 urdhrat e arrestit, nga të cilat 7 persona janë në burg dhe 2 nën arrest shtëpie, në operacionin e zhvilluar në provincat Pesaro dhe Urbino, e shtrirë nëpër qytetet e Savona­s, Tortoreto­s, Tarantos­it dhe Fasano­s.
Mësohet se futbollisti i arrestuar është Martin Merolli, i cili luan me ekipin italian Urbania­Calcio.
Sipas policisë italiane, hetimet për këtë grup kishin nisur në shkurt të vitit 2014 dhe se
operacioni shkatërroi një grup të madh të trafikimit të drogës si kokainë, hashash dhe marijuanë. Dyshimet për grupin lindën kur në shkurt të këtij viti, u njoftua kalimi i një zarfi të dyshimtë në një bar në Urbania, duke përfshirë një të ri shqiptar dhe një djalë të zonës. Operacioni më pas u zhvendos në Tortoreto Lido ku, prej disa kohësh, ishte zhvendosur Bruno Xhahysa, 26 vjeç, furnizuesi shqiptar i drogës për tre të dyshuarit e tjerë. Të arrestuarit janë Martin Merolli, 23 vjeç, futbollist shqiptar i ekipit Urbania­Calcio, pikë lidhje mes protagonistëve të ndryshëm të historisë dhe me një referencë të veçantë, kushëriri i Erandi Cano, 26 vjeç, shqiptar, i papunë, që sipas hetuesve zhvillonte një biznes të lulëzuar të drogës duke përdorur dy kanale të ndryshme të furnizimit, midis Romës­Cagli dhe Cesenatico­Cagli.
Policia tha se Xhahysa furnizonte Ali Izierin, 25 vjeç, maqedonas, bashkëpunëtor i Merollit, kujdestar i drogës, por edhe blerës kokaine me Xhahysën dhe Giuseppe Baratto­n 36 vjeç nga Taranto, por me banim në Fermoy, me profesion peshkatar. Izieri ofrohej në rolin e shoferit për furnizimet e drogës. Ai shpërndante kryesisht kokainë në Lombardi dhe Abruzzo.
Një tjetër i dyshuar është Murat Spaneshi, 24 vjeç, furnizues i Xhevair Domit. Në operacion u arrestua edhe një 27­vjeçar italian, Giovanni Olimpio dhe një ukrainas 21­-vjeçar.
Ajo që ka habitur policinë, ishin vendet ku trafikantët e fshinin drogën, tek tharëset elektrike të duarve në tualetet e lokaleve dhe në zgavra natyrale të pemëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.