Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekspertët: Qeveria të ndërhyjë, kreditë e këqija kërcënuese dhe pengesë për ekonominë

24/04/2015
Ekspertët: Qeveria të ndërhyjë, kreditë e këqija kërcënuese dhe pengesë për ekonominë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritja e kreditimit dhe përdorimi i depozitave bankare janë dy nga instrumentet për të nxitur rritjen ekonomike në vend.  Por sipas ekspërtëve përdorimi i këtyre mekanizmave pengohet nga niveli i lartë i kredive të këqia.
Në një tryezë për kreditimin e ekonomisë përfaqësues të sipërmarrjes i kanë kërkuar qeverisë të kryejë amnisti fiskale për të krijuar më tepër frymëmarrje biznesit.
Gjatë kësaj konference, ekspertët lëshuan alarmin se ngërçi i kredive të këqija mund ta mbajë ekonominë shqiptare në një periudhë të gjatë depresioni me rritje të ngadaltë.
“Në qoftë se kjo çështje nuk do të zgjidhet në një periudhë më të shkurtër kohe, rreziku që ekonomia të vazhdojë të përkeqësohet është shumë i pranishëm”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
Dy vitet e fundit, Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë ndërmarrë një sërë masash për të ulur kreditë e këqija. Por efekti i tyre ka qenë minimal. Ardian Civici thotë se, në këto kushte është koha të shqyrtohen politika të tjera më radikale, përfshirë blerjen e kredive me probleme nga Qeveria.
“Këto janë politika, ku duke filluar që nga Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera financiare, ndërhyjnë në treg edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, apo institucionet ndërkombëtare, për ta pastruar tregun nga ato që quhen produkte financiare të infektuara, ose negative. Natyrisht ka disa elementë, një nga të cilat është edhe ndërhyrja e shtetit”, tha Ardian Civici, ekspert ekonomie.
“Mendoj që të gjitha mundësitë janë të hapura tashmë, duke filluar që nga shqyrtimi i çdo rasti konkret, por edhe i mënyrës sesi shteti shqiptar mundet të ndihmojë në lehtësimin e kushteve të sistemit bankar”, tha më tej Selami Xhepa.
Sistemi financiar është i kapur në kurth, ku sasia e mëdha e depozitave nuk kanalizohet si kredi për ekonominë. Kjo duket se ka krijuar një marrëdhënie tensioni mes bankave dhe biznesit.
“Sipërmarrja bankare e nivelit të dytë, jo vetëm që nuk reflekton për të kredituar sipërmarrjen shqiptare, duke e parë dhe trajtuar veten si monopol në këtë treg, por ajo kalon te qendrat e tyre një shumë prej 293 miliardë lekë transferime”, tha Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë, Tiranë.
Për ministrin e Financave Shkëlqim Cani, faji për këtë ngërç nuk është vetëm i bankave. Shkëlqim Cani mendon se edhe biznesi ka pjesën e tij.
“Të mos ngarkojmë vetëm sistemin bankar, që ka këtë kërkesë apo hall, por edhe biznesi ka hallet e veta, pasi duhet të paraqesë projekte gjithnjë e më solide, më të kompletuara, të cilat mund ta marrin më thjeshtë dhe pa probleme vulën e aprovimit nga sistemi bankar”, tha ministri Cani.
Këto deklarata, ekspertët dhe kreu i Financave i lëshuan gjatë një konference të posaçme shkencore mbi financimin e ekonomisë, që u organizua nga disa universitete private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.