Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Studiuesit vërtetojnë që mushkonjat lakmojnë “gjakun e ëmbël”

25/04/2015
Studiuesit vërtetojnë që mushkonjat lakmojnë “gjakun e ëmbël”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Me rritjen e temperaturave mushkonjat shfaqen përsëri. Se sa shpesh pickohemi prej tyre, e përcaktojnë genet tona, konstaton një studim.
 
“E ke gjakun e ëmbël!”.
Ato që vuajnë nga të pickuarit e mushkonjave, e kanë dëgjuar disa herë këtë frazë dhe shpesh kanë vënë buzën në gaz, sikur të donin ta largonin nga vetja këtë bezdisje.
Tani studiuesit kanë siguruar prova shkencore, se gjenet tona vendosin me të vërtetë, se kush pickohet nga mushkonjat dhe kush jo. Shkencëtarë të “London School of Hygiene and Tropical Medicine”, testuan në një studim binjakë njëvezorë, pra gjenetikisht identikë, dhe binjakë dyvezorë. Këta të fundit kanë dallime më të mëdha gjenetike. Mushkonjat bënin të njëjtat zgjedhje të atyre, që pickonin. Ndërsa tek binjakët njëvezorë mushkonjat i shpërndanin pickimet në mënyrë të barabartë, tek binjakët dyvezorë preferonin më shumë njërin prej binjakëve.
Studimi, i publikuar në revistën “Nature”, ka një sfond serioz. Studiuesit shpresojnë se kështu mund të hedhin bazat për përmirësimin e ilaçeve kundër mushkonjave. Sepse sëmundjet, që transmetohen nga mushkonjat, si malaria dhe ethet dengue, janë përsëri në rritje.
Një mjet mbrojtës nga mushkonjat mund të ndihmojë për të penguar infektimin me këto sëmundje. Ai mund të jetë i dobishëm edhe për njerëzit me alergji të theksuara.
Deri tani ka qenë e njohur vetëm se mushkonjat preferojnë disa njerëz të caktuar për shkak të erës së tyre të trupit. Studimet e deritanishme kanë treguar, se edhe gratë shtatzëna dhe njerëzit me temperatura të larta të trupit janë më tërheqës për mushkonjat. Studiuesit në Londër thonë tani, se trashëgimia që përcakton të qenit tërheqës për mushkonjat është gati po aq e theksuar sa edhe për përcaktimin e madhësisë së trupit dhe të inteligjencës.
Se cila pjesë e kromozomeve tona përcakton, që mushkonja të vijë tek ne, këtë studiuesit nuk e kanë zbuluar ende. Dhe nëse gjaku ynë ka me të vërtetë shije të ëmbël për mushkonjën? Ku ta dish. Sipas studimeve shkencore asnjë nga metodat e vjetra shtëpiake nuk ndihmon kundër mushkonjave, që thithin gjakun. Shpesh rekomandohen hudhra dhe dy birra. Atij, që i aplikon këto metoda, të paktën nuk i afrohet kush shumë pranë me komentet, se e ka gjakun të ëmbël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO/Ngjyra dhe përqafime, zhvillohet parada e LGBT në kryeqytet: Shteti hesht, ne guxojmë

Ndryshimi i s*ksit në spitalin publik, reagime të ashpra për vendimin

28/05/2026
Dhunë fizike mes ortakëve të Manastiri Resort. Bëhet për spital njëri nga aksionerët

Dhunë fizike mes ortakëve të Manastiri Resort. Bëhet për spital njëri nga aksionerët

28/05/2026
3 politikanë gjermanë te PD: Alarm për Kapjen e Shtetit, Krimin e Organizuar dhe Integritetin Zgjedhor

3 politikanë gjermanë te PD: Alarm për Kapjen e Shtetit, Krimin e Organizuar dhe Integritetin Zgjedhor

28/05/2026
VIDEO/ Veliaj kaloi natën në Bllokun e Sigurisë, sot arriti në Durrës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Veliajt, ai do të qëndrojë në qeli

28/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Nuk i përballojmë dot, janë shumë shtrenjtë”/ Qytetarët ankohen për çmimin e lartë të librave

Guardian/ Librat, 100 romanet më të mira të të gjitha kohërave sipas shkrimtarëve

28/05/2026
FOTO/Ngjyra dhe përqafime, zhvillohet parada e LGBT në kryeqytet: Shteti hesht, ne guxojmë

Ndryshimi i s*ksit në spitalin publik, reagime të ashpra për vendimin

28/05/2026
Dhunë fizike mes ortakëve të Manastiri Resort. Bëhet për spital njëri nga aksionerët

Dhunë fizike mes ortakëve të Manastiri Resort. Bëhet për spital njëri nga aksionerët

28/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.