Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hakerat rusë lexojnë e-mailet e paklasifikuara të Obamas

26/04/2015
Hakerat rusë lexojnë e-mailet e paklasifikuara të Obamas
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hakerat rusë kanë arritur t’i lexojnë emailat e paklasifikuara të Presidentit amerikan Barack Obama.
Sipas administratës amerikane, emailat janë lexuar gjatë ndërhyrjes në rrjetin kompjuterimt të Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar. Hackerat megjithatë nuk kanë arritur të hyjnë te sistemi i “Blackberry”-t të Obamas. Sulmi i hackerave ka hapur debatin mbi praninë e Presidentit amerikan në internet.

“Hacker”-at rusë kanë mundur të sigurojnë akses në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë gjatë vitit të kaluar, si dhe kanë mundur të lexojnë disa email-e të paklasifikuara të Presidentit Barack Obama, ka raportuar “New York Times”.
Sipas raportit, sulmi kibernetik besohet të jetë edhe më i rëndë nga sa ishte pranuar më parë. Zyrtarët kanë pranuar tashmë se janë “vjedhur” edhe informacione të ndjeshme në sistemin e dokumenteve të paklasifikuara, të cilat janë aksesuar nga “hacker”-at.
Zbulimi i këtij sulmi kibernetik në Tetor të vitit të kaluar çoi në një mbyllje të pjesshme të sistemit elektronik të Shtëpisë së Bardhë.
“Hackerat, të cilët kanë hyrë thellë në sistemin e dokumenteve të paklasifikuara të Departamentit të Shtetit, nuk duken të kenë hyrë deri në serverat e ruajtur me kujdes maksimal, të cilët kontrollojnë trafikun e mesazheve elektronike nga telefoni BlackBerry i Presidentit Obama, e që mbahet ose prej tij ose nga një prej ndihmësve të tij vazhdimisht”, shkruhet në raportin e “New York Times”.
“Por, ata kanë mundur të sigurojnë akses edhe në arkivat elektronike të njerëzve brenda Shtëpisë së Bardhë, ndoshta edhe të disave jashtë saj, me të cilët Obama ka komunikuar rregullisht. Mes këtyre adresave të ‘hack’-uara janë parë email-e që Presidenti ka dërguar dhe ka marrë”.
Gazeta amerikane ka cituar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë të thonë se rrjetet e informacioneve të klasifikuara nuk janë prekur dhe se asnjë prej këtyre dokumenteve me rëndësi nuk ka rënë në duart e “hacker”-ave.
Shumë zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë kanë nga dy kompjutera në zyrat e tyre, në të cilat punojnë ndarazi me dokumente tepër të klasifikuara, por edhe me komunikime të paklasifikuara, thuhej më tej nga “New York Times”.
Megjithatë, zyrtarët thonë se edhe mes këtyre informacioneve të paklasifikuara ka pasur gjëra të rëndësishme, përfshi programimin e takimeve, këmbime email-esh me ambasadorë dhe diplomatë, debate në lidhje me politikat e ndryshme, si dhe ndryshimet e personeleve apo legjislacioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

30/05/2026
Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

Berisha: Kandidatët më të mirë për Këshillin Kombëtar. Kandidaturat janë sjellë nga degët

30/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026
Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

Pas protestës në Zvërnec, reagon kompania: Investimi 4 miliardë euro, trualli është pronë private

30/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.