Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tirana dhe Moska, nervozizëm në zyrat diplomatike

27/04/2015
Tirana dhe Moska, nervozizëm në zyrat diplomatike
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë thirri sot në një takim dhe i kërkoi sqarim Ambasadorit të Federatës Ruse në Tiranë, Aleksander Karpushin, lidhur me deklaratat për shtyp të para pak ditëve të MPJ-së ruse.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i konsideron deklaratat e MPJ-së ruse të papranueshme dhe akuzat ndaj dy shteteve sovrane të Shqipërisë dhe Kosovës për ngjarjet e fundit në Maqedoni, destabilizuese. “Këto deklarata përbejnë një shantazh dhe nuk i shërbejnë aspak klimës konstruktive në rajon e aq më pak parimeve të gjithë-pranuara të së drejtës ndërkombëtare” , nenvizohet nga MPJ. “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat në BE, dhe çdo deklaratë shantazhuese e Rusisë do të shihet veç përmes këtij prizmi”, deklaron MPJ. “Ambasadorit iu theksua se Federata Ruse duhet të shohë realitetin në sy në Ballkanin Perëndimor, ku pavarësia e Kosovës përben një kontribut të qenësishëm për të ardhmen demokratike dhe stabilitetin rajonal.”, përfundonte buletini i MPJ.

MPJ ruse publikoi katër ditë më parë një deklaratë përmes së cilës shprehej kundërshtimi ndaj deklaratave të Kryeministrit Rama, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, sikurse thonë ata. “Retorika për Shqipërinë e Madhe nuk kontribuon në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkan”, thuhet në deklaratën ruse. Në vijim theksohet se “nuk ka rëndësi se çfarë konsideratash apo motivesh mund të qëndrojnë prapa fjalëve të Ramës, por përsëritja e retorikës pan­shqiptare nuk ka gjasa që të kontribuojë në ruajtjen e klimës së stabilitetit dhe të fqinjësisë së mirë në rajonin e Ballkanit, që është jetik për Rusinë dhe vendet evropiane”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
NEOMALSORJA/ Deputetja e PS që braktisi Ramën merr pjesë në protestë

NEOMALSORJA/ Socialistja e parë thyen akullin: Edi Rama jep dorëheqjen sa je në kohë!

23/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Strategjisti izraelit David Zaikin kritikon Ramën: Gjatë qeverisjes suaj vërshuan paratë e drogës

DITA 24/ Ish-zv/ambasadori i OSBE-së i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

23/06/2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

Arrestohet në Dubai Jetmir Pepa, në kërkim nga SPAK prej një muaji

23/06/2026
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Barazia para ligjit: deputetja e gardiani

23/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.