Marinzë, nxënësit e shkollës ndërpresin mësimin, protestojnë për gjendjen e rëndë

Marinzë, nxënësit e shkollës ndërpresin mësimin, protestojnë për gjendjen e rëndë

82
0
Shares

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Naun Doko” të fshatit Marinzë, në shenjë proteste ndërprenë sot,  procesin mësimor për 30 minuta. Nxënësit ndjehen të pa sigurtë, pasi edhe shkolla e tyre ndodhet brenda rrezes së përcaktuar nga specialistët si zonë e rrezikshme.
Me gjithë punimet e kryera nga kompania “Bankers” për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i gazit në pusin e naftës, gjendja në fshatin Marinzë vazhdon të jetë e rëndë.
Veç shtëpive të dëmtuara dhe shkatërrimit të tokës bujqësore, në rrezen ku shpërtheu fontana e gazit vazhdojnë të hapen gropa të mëdha si pasojë e dëmtimit të nëntokës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY