Dekriminalizimi, Paloka: E pakuptimtë këmbëngulja e PS-së që të mbajë në listë...

Dekriminalizimi, Paloka: E pakuptimtë këmbëngulja e PS-së që të mbajë në listë Artur Bushin e Krujës dhe Elvis Roshin e Kavajës

66
0
Shares

PS të kthejë sytë nga kandidatët e Krujës dhe Kavajës, para se të flasë për ata të PD-së, deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të PD-së nënkryetari demokrat, Edi Paloka.
Vetëm pak ditë nga dorëzimi i lisave të kandidatëve për zgjedhjet vendore, Partia Demokratike deklaron se kandidatët e tyre janë të pastër edhe pse ligjet në funksion të dekriminallizimit u bllokuan nga mazoranca. Sipas Palokës “përpjekja për t’i bërë pis, emrat e opozitës, në bashkitë ku mazhoranca nuk siguron dot fitoren është përpjekje dështuar”.
Edi Paloka, nënkryetar i Partisë Demokratike konfirmon qëndrimin në listë të personave që mazhoranca i përfoli në media si kandidatë të inkriminuar.
“Qytetarët nuk kanë asnjë problem me Grida Dumën e Durrësit, Gjergji Meron e Korçës, Ilir Krosin e Dibrës, Fran Frrokajn e Lezhës apo dhe emra të tjerë, problemin e ka vetëm Partia Socialiste, që sipas tij, nuk i fiton dot këto bashki”.
Shpjegime sipas Palokës, “PS para se të flasë për kandidatë e PD-së të deklarojë pse këmbëngulë të mbajë në listë Artur Bushin e Krujës dhe Elvis Roshin e Kavajës. Në mënyrën se si Rama akuzon kandidatët demokratë, me një urdhër politik ndaj policisë mund të hapte çështje ndaj gjithë Partisë Demokratike”, thotë Paloka.
“Por nuk është kjo logjika e dekriminalizimit për të cilën të dy palët ranë dakord dhjetorin e shkuar dhe mazhoranca, sipas kreut të deputetëve demokratë, po e bllokon”.
Të premten e kaluar grupi parlamentar demokrat depozitoi ne Kuvend projekt-ligjin për ndryshimin e ligjit elektoral me të cilin do të pengohej edhe ligjërisht kandidimi i personave me precedentë penalë. Por ndryshimi i ligjeve me shumicë të cilësuar nuk miratohet me procedurë të përshpejtuar. Propozimi i opozites duhet të futet në kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit, e me pas të kalojë për shqyrtim në komisionin e ligjeve e ne fund ne seance. Ndjekja e kësaj procedure normale e bën të pamundur miratimin e draftit para 2 majit, ditë kur duhet të depozitohen në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY