Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ligji i dosjeve, Sigurimi ia del të mbrojë veten por shet bashkëpunëtorët

30/04/2015
Ligji i dosjeve, Sigurimi ia del të mbrojë veten por shet bashkëpunëtorët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mazhoranca ka miratuar sot në Parlament ligjin për hapjen e dosjeve, i cili përjashton deputetët nga verifikimi por e shtrin atë mbi të institucionet tjera publike. Opozita ka votuar kundër. Heqja e lustracionit nga ligji lidhet me disa deputetë të PS-së që kanë pasur poste të rëndësishme në vitet e fundit të komunizmit, mes të cilëve Gramoz Ruci dhe disa deputetë që vijnë nga drejtësia.

Sipas ministrit Erion Veliaj ky ligj ka në themel të tij transparencën dhe jo lustracionin, i cili u rrëzua vite më parë nga Gjykata Kushtetuese.

Por, para kësaj deklarate, deputetja Mesila Doda, e cila është edhe relatorja e projektligjit të propozuar nga shoqëria civile dhe e mbështetur nga e djathta, ka theksuar se vetëm lustracioni mund të sjellë drejtësi për këtë shtresë të shoqërisë.

“Ke kryetar grupi parlamentar, ke kryetar të Komisionit të Ligjeve dhe deputetë në grupin parlamentar pjesë të ish-funksionarëve të lartë të regjimit. Ponc Pilatin nuk e bën dot”, tha Mesila Doda, deputete e Partisë Demokratike.

Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane tha se “duhet të rihapim dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit sepse transparenca është elementi i parë i funksionimit normal të një shoqërie. Lustracioni është një domosdoshmëri dhe pavarësisht votimit sot, kjo histori nuk mbyllet”.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha se “propozimet që kanë sjellë kolegët e opozitës janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Fajtorët për atë që ka ndodhur në Shqipëri nuk janë këta që ne do u hapim dosjen, por është një vertikale e madhe dhe të gjithë duhet të pranojnë pjesën që u takon”, tha Majko.

Kjo është hera e katërt që në parlament diskutohet ose kalon një ligj që lidhet me krimet e komunizmit. I pari ishte ai që lidhej me krimet e komunizmit dhe që kaloi në vitin 1995. Pak vite më vonë një ligj tjetër kërkonte kontrollin e zyrtarëve të lartë nëpërmjet një komisioni shtetëror. Në vitin 2007 nuk u kalua dot një ligj për lustracionin ndërsa tani sërish kjo histori është e pambyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

17/04/2026
Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

17/04/2026
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

17/04/2026
DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë

Elisa Spiropali zgjedh të mos heshtë: Po më kërkojnë të mos bëj zë! Janë qenër që s’më kafshojnë

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

17/04/2026
Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

17/04/2026
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.