Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vladimir Putin: E vërteta për prindërit dhe vëllanë tim!

01/05/2015
Vladimir Putin: E vërteta për prindërit dhe vëllanë tim!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka shkruar një kolumne për gazetën ruse “Russian Pioneer” në të cilën ka shkruar se si prindërit e tij kanë mbijetuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Putini është fokusuar në periudhën kur ka ardhur deri të bllokada e Leningradit (Shën Peterburgu i sotëm) dhe në vdekjen e vëllait të tij, transmeton Indeksonline.
Babai i tij qysh në fillim të bllokadës i ishte bashkuar një grupi të vogël të quajtur Komisariati Popullor për siguri të brendshëm, misioni i të cilit ishte shkatërrimi i të gjitha urave dhe hekurudhave në afërsi të Shën Peterburgit.
Nga gjithsej 28 anëtar të grupit, 24 ishin vrarë në luftimet me nazistët në afërsi të këtij qyteti.
Siç ka theksuar në kolumne, babai i tij në luftimet me nazistët ka mbijetuar duke u fshehur në një moçal.
“Ai ka treguar se si ishte fshehur në moçal dhe kishte marrë frymë përmes kallamit, kështu që ka mundur t’i hetoj ushtarët gjerman në afërsi dhe lehjet e qenve”, shkruan Putin në Kolumne.
Babai i tij kujton edhe mënyrën se si ishte lënduar rëndë me çka deri në fund të jetës ishte invalid, meqe copa të granatës mbeten në këmbën e tij.
Babain e Putinit, i cili po ashtu quhet Vladimir, e ka ndihmuar një komshi i veti i cili e dërgoi në spital dhe kështu ia shpëtoi jetën.
Që të dytë i mbijetuan luftës, por sërish u takuan në vitet e 60-ta.
Vëllai më i madh i Putinit u lind gjatë Luftës së Dytë Botërore. Putini tregon për ngjarjen që ia kishin treguar prindërit lidhur me sëmundjen e djaloshit. “Edhe pse e dërguan për shërim, ai nuk mundi të mbijetoj”, shkruan Putin.
“Ai atje u sëmur dhe nuk mbijetoj. Prindërit nuk e kuptuan asnjëherë se ku e varrosën vëllain tim”, shkruan tutje presidenti rus.
Putini vetëm vitin e kaluar arriti të gjejë informacione rreth asaj se ku ishte varrosur vëllai i tij.
“Të gjithë të dhënat ishin aty, emri, mbiemri, data e lindjes, adresa… E zbulova vendin e saktë ku ishte varrosur”, thekson ai.
Pas vdekjes së të birit, u sëmur edhe nëna e Putinit. Mjekët nuk kishin shumë shpresa se ajo do të mbijetonte, por me të arritur në spital të babait të Putinit i ndihmoi asaj që të shërohet.
Prindërit e tij kanë vdekur në vitet e 90-ta.
“Të gjitha familjet i humbën njerëzit e tyre të dashur në këtë luftë. Por ata nuk i urrenin armiqtë, kjo është e pabesueshme, dhe sinqerisht nuk mund t’i kuptoj”, ka theksuar Putin.
Ai ka kujtuar fjalët e nënës së tij e cila ka folur për ushtarët gjerman se si “ata ishin njerëz të zakonshëm të cilët gjithashtu janë vrarë në luftë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

Qëllohet me armë në darkën e Trump me gazetarët, evakuohet Presidenti. Kush është autori

26/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

Ekzekutim mafioz në Lezhë, vritet çifti brenda mjetit “Audi”

26/04/2026
Braçe njoftoi anulimin e koncesionit “Milot-Balldrën”, ish-deputeti: Të bëjnë të njëjtën dhe me rrugën Orikum-Dukat

Erion Braçe sqaron ambicien për Tiranën: Nuk kam folur me Ramën për kandidimin tim. Promovohen të pavotuarit

26/04/2026
Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

26/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.