Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama: Sa shumë po më shajnë vlonjatët për stadiumin e Shkodrës!

03/05/2015
Rama: Sa shumë po më shajnë vlonjatët për stadiumin e Shkodrës!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përuroi sot në qytetin e Shkodrës, nisjen e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri. Stadiumi pritet të përfundojë në disa muaj duke qënë gati nëvjeshtë për ndeshjen që kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë me atë të Serbisë.
Kryeministri ka shkëmbyer batuta me kreun e Federatës së Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit u ka kërkuar falje qytetarëve shkodranë që e la Shkodrën të dytën pas Elbasanit, vendim që sipas tij e bëri të pësonte shumë sharje. “Uroj të më falni, që projekti i parë u bë në Elbasan dhe e lamë për të dytin “Loro Boriçin” e Shkodrës. Nisma ka qenë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Jemi krenarë dhe mirënjohës, që qeveria i ka hedhur sytë edhe nga sporti dhe po bën investime tepër të mëdha, dhe ashtu siç bëmë “Elbasan Arena”-n, tashmë po nisim punën për stadiumin e Shkodrës”, tha Duka.

Rama i është përgjigjur Dukës duke thënë se “E dëgjova Dukën lidhur me të sharat që ka ngrënë nga kjo “tribunë VIP”, nëse mund të quhet e tillë, dhe mund të them se jam gati të bëj një garë me të se kush mund të hajë më shumë të shara. Presidenti i ka ngrënë vetëm nga kjo tribunë, ndërsa unë thjesht po mendoj sesa shumë të shara po më bëjnë vlonjatët, që shohin se stadiumi i dytë i Kombëtares në Shqipëri po bëhet në Shkodër”.
Sipas Ramës ky stadium do t’i sjellë Shkodrës shumë më shumë, jo vetëm gjatë ndeshjeve të Kombëtares, por edhe falë vizitorëve që do të vijnë këtu. “Mjafton të pyesni sesa fitime ka pasur Elbasani prej një investimi të ngjashëm, prej tifozëve që u dyndën në të dhe turistët gjithashtu. Jam i bindur se stadiumi i Elbasanit, ky stadium këtu në Shkodër, që do të jetë më i bukuri në vend dhe ndoshta edhe në Ballkan, por edhe Parku Olimpik kanë një vlerë shumë herë më të madhe nga sa marrin gjatë investimit”, tha ai. Kemi projekte edhe për 44 terrene të reja sportive nëpër shkolla në të gjithë vendin, për të përmbushur si qeveri angazhimet që kemi marrë. Por mbi të gjitha projekti ynë për sportin do të vijojë, pas Elbasanit dhe Shkodrës, me stadiumin tonë kombëtar në Tiranë. Kam besimin se Shkodra e meritonte këtë stadium, për më tepër për shkak të emrit që mban ky impiant. E nëse dikush sot nga Facebook-u mund të pyesë se kush është ky Loro Boriçi, mjafton të themi se nëse futbolli në botë e ka origjinën nga Anglia, këtu në Shqipëri futbolli e ka origjinën nga Shkodra”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

13/03/2026
SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një 72-vjeçar

12/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

13/03/2026
SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

SKANDALOZE/ Rama nxjerr nga konferenca e shtypit gazetaren Ambrozia Meta. Ndalohet konferenca 5 minuta

13/03/2026
“Procesi intengrimit europian të Shqipërisë ndihmohet duke qenë të vërtetë”

Bardhi: Vizita e ambasadores amerikane nga Athina lidhet me dy investime strategjike të bllokuara

13/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.