Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tensione në Shkup, opozita shton presionin ndaj Gruevskit

05/05/2015
Tensione në Shkup, opozita shton presionin ndaj Gruevskit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Situatë e tensionuar po mbretëron para Qeverisë në Shkup, dhe policia ka përdorur gaz lotësjellës dhe topa uji kundër protestuesve.
Protestuesit e quajnë Gruevskin vrasës, kërkojnë dorëheqje. Gjatë protestës është lënduar nëna e të ndjerit Martin Neshkovski, pas një goditjeje nga policia.
Protestuesit janë të provokuar nga qëndrimi i policisë ndaj nënës së Martin Neshkovskit nuk kanë ndaluar duke hedhur me vezë dhe objekte ndaj qeverisë, duke thyer kështu edhe disa dritare.

Tubimi
Protestuesit janë tubuar para Qeverisë dhe se policia nuk kishte lejuar hyrjen e tyre në ndërtesën qeveritare. Ata më pas një tërhequr dhe po vazhdojnë thirrjet antiqeveritare. Njësitet  speciale janë shtuar para Qeverisë, ndërsa forca të mëdha policore janë të pranishme edhe në disa pika në kryeqytet.
Një pjesë e protestuesve në shenjë proteste kanë hedhur vezë në drejtim të ndërtesës qeveritare. Protestuesit kanë valvitur edhe pankarta me slogane antiqeveritare, por në protestë është parë edhe valvitja e flamurit shteëror dhe flamurit shqiptar.
Protestuesit gjithashtu i bëjnë thirrje policëve që t`i bashkëngjiten protestës dhe revoltës së tyre.
Situata po vazhdon të jetë e tensionuar dhe se priten zhvillime dramatike minutë pas minute.
Protestuesit ende qëndrojne para qeverisë dhe thonë që nuk largohen deri sa kryeministri Gruevski të jep dorëheqje.
Rreth 3 mijë qytetarë ndodhen para objektit të Qeverisë së Maqedonisë që bërtasin “dorëheqje”, “vrasës”, “Ikni”, “Ik Grujo”!
Deri tani informohet për të plagosur në mesin e protestuesve, të cilët nuk janë larguar nga gazi lotësjellës dhe topat e ujit të forcave speciale.
Protestues të revoltuar po qëndrojnë disa metra larg qeverisë duke bllokuar rrugët dhe duke qëndruar pranë njësiteve speciale.

Shkaku
Numri i madh i qytetarëve rreth orës 18.00 janë mbledhur para Qeverisë në shenjë proteste, pas publikimit të ‘bombës’ së radhës nga opozita, e cila zbulon detaje për vrasjen e një të riu maqedonas Martin Neshovski para 4 viteve në Shkup.
24 vjeçari u vra në sheshin e Shkupit, ku partia në pushtet VMRO-DPMNE po festonte fitoren e arritur në zgjedhjet e vitit 2011. Ndërsa sipas ‘bombës’ së publikuar autori i vrasjes është anëtarë i Ministrisë së Brendshme dhe se ai ishte pjesëtar i afërt i shërbimit të sigurisë së kryeministrit.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se kjo vrasje zbulohet se është kryer nga njerëz të pushtetit dhe se është bërë fshehja e saj. Sipas Zaev, përse MPB me ditë kishte heshtur dhe kishte fshehur vrasjen? Përse përgjegjësia ndëshkoi vetëm një person? Pse nuk pati përgjegjësi për zinxhirin komandues?.
“Dëgjohet se si Sasho Mijallkov pranon se vrasja është kryer nga Igor Spasov derisa ka qenë në detyrë”, theksoi Zaev, duke shtuar se pushteti kishte bërë planin për të fshehur vrasjen.
“Të jemi gjithë në shesh dhe të rikujtojmë kriminelët se asnjëherë nuk do të harrohet kjo. Drejtësia do të bëj të veten”, thuhet në thirrjen e grupeve protestuese përmes rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.