Shkupi ka qënë i tensionuar gjithë pasditen, por ndryshe nga herë të tjera kur tensionet ishin prej protestave të shqiptarëve dhe pergjgijes brutale te qeverise, kësaj here janë mbështetës të opozitës maqedonase që kanë detyruar qeverinë të rrethohet me policë dhe forca speciale. Qindra protestues, qytetarë të revoltuar, janë mbledhur para qeverisë së Maqedonisë për ta shprehur mllefin e tyre nga ajo që dëgjuan sot me bombat e shpallura nga lideri i LSDM-së, Zaev se policia ka fshehur vrasjen e të riut 21 vjeçar Martin Neshkovski, katër vjet më parë gjatë një tubimi festues të VMRO për fitoren në zgjedhje.
Protestues të revoltuar kanë qendruar për shumë kohë afër godinës së qeverisë duke bllokuar rrugët dhe duke qëndruar pranë njësiteve speciale.
Një pjesë e protestuesve në shenjë proteste kanë hedhur vezë në drejtim të ndërtesës qeveritare. Protestuesit kanë valvitur pankarta me slogane antiqeveritare, por në protestë është parë edhe valvitja e flamurit shtetëror dhe flamurit shqiptar.
Numri i protestuesve ka qënë i madh. Ata me moton “Vrasës”, “Drejtësia do t’iu gjej edhe juve”, “Gruevski ik”, “Protestojmë kundër kësaj garniture shtetërore” që sipas tyre e ‘vrau te riun Neshkovski’.
Protestuesit lëshonin bisedat e përgjuara ku dëgjohej zëri i ministres së brendshme Gordana Jankullovska me zëdhënësin e policisë Ivo Kotevski.
Më pas turmave protestuese është shpërndarë para Qeverisë, pasi policia ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Deri tani informohet për të plagosur në mesin e protestuesve, të cilët nuk janë larguar nga gazi lotësjellës dhe topat e ujit të forcave speciale.






