Ersekë, sulmoi me karrike kreun e PD-së, arrestohet 27-vjeçari Suel Liço

Ersekë, sulmoi me karrike kreun e PD-së, arrestohet 27-vjeçari Suel Liço

45
0
Shares

Policia ka vënë në pranga autorin e sulmit të së mërkurës gjatë aktivitetit elektoral të Partisë Demokratike në qytetin e Ersekës. Burime zyrtare bëjnë me dije se Specialistët e Seksionit të Krimeve, në Komisariatin e Kolonjës kanë arrestuar në flagrancë, 27-vjeçarin Suel Liço, banues në fshatin Taç-Ersekë.
Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme në qytetin e Ersekës, gjatë takimit që ka pasur subjekti politik PD, 27-vjeçari Liço, i cili ndodhej në një lokal, në gjendje të rënduar psikologjike, ka kapur një karrige dhe e ka hedhur, (jo në drejtim të podiumit) ku për pasojë është goditur shtetasi F. M., 74 vjeç. I moshuari, ndodhet  në spitalin e Ersekës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë të rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Për më shumë mund të lexoni edhe…
/web/Erseke_Basha_sulmohet_me_karrige_plagoset_nje_militant_i_PD_se_1739_1.php

si edhe…
/web/Incidenti_ne_Erseke_reagon_PD_Sulmi_dhe_plagosja_e_65_vjecarit_ne_koke_shenje_frike_dhe_paniku_e_dyshes_Rama_Meta_1743_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY