Deklarata e pasurisë, Erion Veliaj harron shpenzimet e dy dasmave, bashkëshortja 89...

Deklarata e pasurisë, Erion Veliaj harron shpenzimet e dy dasmave, bashkëshortja 89 mijë euro kredi

741
0
Shares

Në deklaratën e pasurisë së të gjithë viteve, kandidati i PS-së, Erion Veliaj, nuk ka deklaruar asnjë vilë në pronësi pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave. Përkundër akuzave të opozitës për vilën e ndërtuar, pranë inspektoratit nuk është deklaruar një gjë e tillë.
Për vitin e fundit të deklarimit, Erion Veliaj i PS-së, ka reduktuar shtimin e të ardhurave të tij. Ndërsa Veliaj duket se do të shlyejë kontratën e sipërmarrjes me shumën e 88 641 eurove të bashkëshortes, Ajola Xoxa, marrë në 2012-n për ndërtimin e një apartamenti me sipërfaqe 171.2 metër katrorë. Në deklaratat e pasurisë që janë depozituar pranë ILDKPKI-së, ish-ministri Veliaj nuk ka të deklaruar asnjë vilë.
Erion Veliaj vitin e kaluar u martua, ndaj dhe pjesë e deklarimit të pasurisë është edhe bashkëshortja e tij, Xoxa. Por në deklaratën e depozituar në ILDKPKI, nuk deklarohet asnjë nga shpenzimet për dasmën e bërë. Martesa e tyre bëri shumë bujë, pasi u zhvilluan dy ceremoni, një në Pezë dhe një në kalanë e Gjirokastrës. Në lidhje me shpenzimet e dasmës, ish-ministri Veliaj pati deklaruar se këto u përballuan nga mamaja e tij. Por te kategoria e dhuratave, kandidati socialist shkruan se “Nuk ka” se çfarë të deklarojë për dhuratat, apo shpenzime dasmash. Erion Veliaj ka pohuar se dasma nuk ka pasur shpenzime luksi, por gjithçka është paguar nga kursimet e nënës së tij dhe prindërit e nuses. Ai ka sqaruar se ceremonia martesore e organizuar në Pezë është paguar nga prindërit e Ajolës dhe se të dyja dasmat nuk kanë kushtuar më shumë se 9 milionë lekë.
Për vitin që lamë pas, ish-ministri i Mirëqenies Sociale ka deklaruar vetëm një shitblerje të një prej dy automjeteve që ka disponuar në vitin 2013, si dhe llogari bankare me shuma të vogla, ku më e vogla është me shumën 5305 euro. Madje në llogarinë e Veliajt është deklaruar edhe një llogari bankare me minus 3.05 euro.
Për vitin 2014 të ardhurave të tij i janë shtuar edhe ato të bashkëshortes për shërbime konsulence ligjore pranë zyrave ligjore në vend. Për vitin 2013, shpenzimi më i madh që ka bërë Veliaj ka qenë pikërisht blerja e një automjeti që kap vlerën e 23 mijë eurove. Ndërkohë që, sipas deklaratës së pasurisë së bashkëshortes së Velisë, Ajola Xoxa, për vitin 2014 ajo rezulton se ka pikërisht kontratën e sipërmarrjes së sipërpërmendur për ndërtimin e një apartamenti me vlerën e 88 641 eurove, ndërsa një vit më parë Erion Veliaj para se të merrte mandatin e deputetit, ka deklaruar një blerje të një tjetër apartamenti.
 

Deklaratat e pasurisë e Erion Veliajt

Deklarata për vitin 2013
Viti 2013 – para fillimit të detyrës
    Apartament banimi (nga shitja e apartamentit të zotëruar nga prindi dhe paga): 5 115 200 lekë
    Automjet Peugeot: 23 000 euro
    Automjet Volksvagen: 6000 euro
    Llogari bankare Intesa San Paolo: 7500 USD
Deklarata si ministër i Mirëqenies Sociale:
    Llogari në Intesa San Paolo: 5,294.95 euro
    Llogari bankare në Intesa San Paolo: 7,503.51 USD
    Llogari bankare në Credins Bank: 168,168.57 lekë
    Llogari bankare në Credins Bank: 209,08 euro
    Llogari bankare në Credins Bank: – 3,05 euro
    Paga mujore si ministër: 595 000 lekë
    Shërbim Kuvendi: 52 896 lekë

Deklarata për vitin 2014
    Kontratë shitblerjeje automjeti Volksvagen: 5000 euro
    Llogari bankare Credins Bank: 27,007.02 lekë
    Llogari bankare Credins Bank: 692.40 euro
    Llogari bankare Credins Bank: 9.58 euro minus
    Llogari bankare Intesa San Paolo: 5,305 euro
    Llogari bankare Intesa San Paolo: 7.519 USD
    Paga si ministër i Mirëqenies Sociale: 1.551.834 lekë

 

Deklaratat e pasurisë e Ajola Xoxa

    Llogari bankare në BKT: 19,801.84 euro
    Llogari bankare Intesa San Paolo: 4879 euro
    Llogari bankare Intesa San Paolo: 11 241 lekë
    Llogari bankare Intesa San Paolo: 5305 euro
    Llogari bankare Intesa San Paolo: 7516 USD
    Kontratë sipërmarrjeje për ndërtim apartamenti: 88 641 euro
    Shërbim konsulence ligjore ndaj zyrës ligjore Tashko-Pustina: 733 920 lekë
    Shërbim konsulence ligjore ndaj zyrës ligjore “The partners”: 360 000 lekë
    Lektore universitare pranë UET: 70 226 lekë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY