Zgjedhjet në Britani, Exit Poll-et e para nxjerrin fitues Konservatorin Cameron

Zgjedhjet në Britani, Exit Poll-et e para nxjerrin fitues Konservatorin Cameron

41
0
Shares

Britania e Madhe, e cila mbajti sot zgjedhjet parlamentare që do të përcaktojnë qeverinë e re.
Konservatorët e Cameron apo laburistët e Miliband dhe cili do të jetë roli i partive të vogla, që janë përcaktuese për formimin e qeverisë së re të Londrës?
Exit poll-et e para janë bërë publike dhe sipas tyre parashikohet se konservatorët janë partia më e madhe në Parlament me 316 vende, laburistët 239, Partia Skoceze 59 vende, ndërsa liberal demokratët 10 vende.
Qendrat zgjedhore, rreth 55 mijë në mbarë Britaninë, u hapën në orën 07:00, me orën lokale dhe qëndruan të hapura deri në orën 22:00.
Në këtë proces elektoral, rreth 50 milionë vetë me të drejtë vote do të zgjedhin në total 650 deputetë. Lideri i UKIP, Nigel Farage, i cili mbante një trëndafil të kuq në kostumin e tij, votoi pak pas orës 07:30, në qendrën zgjedhore në Remsgejt.
Ndërkohë, disa votime janë realizuar përpara së enjtes përmes votimit me postë, që përbënte 15 për qind të elektoratit total në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010. Këtë vit, për herë të parë njerëzit janë regjistruar në votime online.
Përveç zgjedhjeve të përgjithshme janë edhe 9 mijë vende të këshillave lokalë që do të plotësohen. Kryetarët e bashkive do të zgjidhen gjithashtu në lokalitetet Bedford, Koplend, Leiçester, Mensfilld, Midëllsbrou dhe Torbej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY