Zgjedhjet Britani, Konservatorët fitojnë bindshëm, Laburistët ndëshkohen ashpër

Zgjedhjet Britani, Konservatorët fitojnë bindshëm, Laburistët ndëshkohen ashpër

43
0
Shares

Partia Konservatore e qendrës së djathtë në Britani ka fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare të së enjtes, duke mundësuar që Kryeministri David Cameron me mbi 320 mandatet e partisë së tij, të formojë qeverinë e re, pa pasur nevojë për koalicion si në mandatin e kaluar.
Ndryshe nga parashikimet dhe analizat se Britania do të kishte një Parlament ku asnjë parti nuk do kishte shumicën dhe qeveria e ardhshme do ishte produkt i një koalicioni, duket se elektorati britanik ka pasur një as nën mëngë për të habitur të gjithë analistët politikë dhe mediatikë, vendas e ndërkombëtarë.
Laburistët e opozitës përjetuan një humbje tragjike në këto zgjedhje duke u fshirë nga harta politike e Skocisë, ku nacionalistët nga 6 deputetët sot kanë fituar 58 të tillë në mbarë Skocinë.
Nacionalistët skocezë tashmë nuk do të kenë mundësinë të jenë përcaktuesit për formën e qeverisë së ardhshme.
Duket se laburistët, udhëheqësi i të cilëve Ed Miliband pritet të japë dorëheqjen, janë gjendur mes dy nacionalizmave, atij skocez dhe atij anglez, ku votuesit në Angli u kanë hequr mundësinë skocezëve të vendosin për formën e qeverisë së ardhshme në ishull.
Britania sot e tutje i rikthehet politikës së vjetër jashtë koalicioneve, si gjatë mandatit të fundit kur u qeveris me koalicion për herë të parë që nga viti 1910.
Ky rezultat impresionues për Kryeministrin Cameron do të forcojë pozitën e tij negociuese me Bashkimin Europian dhe duket se e bën më të mundshëm referendumin për të ardhmen e Britanisë në BE, siç ka premtuar.
Mbrëmja e së enjtes ishte një makth për laburistët në opozitë dhe kapakun, kalvarit të disfatës ia vuri fitorja e një studenteje skoceze 20-vjeçare, e cila u shndërrua në ligjvënësen më të re të Britanisë që prej vitit 1667. Skocia, tradicionalisht simpatizuese e Partisë Laburiste, i ktheu shpinën duke mbështetur SNP-në.
Ed Miliband u detyrua të pranonte se ajo e së enjtes kishte qenë një natë tmerrësisht e vështirë dhe zhgënjyese. Ai e justifikoi  humbjen e thellë me rritjen e ndjeshme të nacionalizmit skocez.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të lexohet fare qartë edhe si një votim paraprak për Europën. Ndonëse Cameron dëshiron që Anglia të mbetet pjesë e Bllokut, ai është për një BE të reformuar. Me këtë ka parasysh një Bashkimin Europian që të ndërhyjë më pak në problemet kombëtare të vendeve anëtare, të cilat janë më të kursyer dhe me personel më të pakët. Me fjalë të tjera, qendra e Brukselit duhet të humbasë peshë kundrejt vendeve anëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY