Enkelejd Alibeaj në zonat e përmbytura, mes ujërave të zeza dhe pa...

Enkelejd Alibeaj në zonat e përmbytura, mes ujërave të zeza dhe pa ujë të pijshëm

55
0
Shares

“Sfidë e përditshme është jeta për banorët e fshatrave Bishan, Martinë, Qarr në komunën e Levanit. Pas kalvarit të përmbytjeve të dimrit, tani u duhet të përballen edhe me pasojat që sjell mungesa e kanalizimeve dhe me rrezikun për shëndetin që mbart prania e ujërave të zeza pranë shtëpive të banimit”, shkruan Enkelejd Alibeaj në “Facebook”.
Sipas Alibeajt, “sfidë e përditshme është përballja e këtyre banorëve me mungesën e ujit të pijshëm, me rrugët e pashtruara, me pamundësinë e vaditjes apo kullimit të tokave, me rritjen e çmimit të naftës, farërave, plehut; me koston e lartë të prodhimit bujqësor apo pasigurinë për shitjen e tyre…, e deri te mungesa e një mjeti transporti falas që fëmijët e tyre të kenë mundësinë të vazhdojnë shkollën e mesme në Levan apo Fier. E në këto sfida të mbijetesës ata ndihen të shpërfillur prej atyre që u besuan votën dhe shpresën për një jetë më të mirë”, përfundon Alibeaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY