Ambasadori gjerman Hoffman: Shqiptarët po largohen nga varfëria

Ambasadori gjerman Hoffman: Shqiptarët po largohen nga varfëria

67
0
Shares

Gjendja e vështirë ekonomike, pamundësia për të gjetur një vend pune dhe mungesa e një kujdesi të mirë shëndetësor e pa kosto, janë arsyet që shqiptarët po zgjedhin të largohen çdo ditë e më shumë drejt Gjermanisë.
Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, në një intervistë për Televizionin Klan, i rendit këto si arsyet kryesore të rritjes se ndjeshme të numrit të azilkërkuesëve shqiptarë në vendin e tij.
“Në përgjithësi të gjitha aplikimet për azil argumentohen me arsye ekonomike, pasi shumë njerëz thonë se nuk kanë mundësi punësimi, të ardhurat e tyre janë të pakta apo të kufizuar dhe për të marrë një kujdes shëndetësor të mirë të denjë, pra janë argumente ekonomike. Numri i azilkërkuesëve ka pësuar rritje. Por duhet të theksoj faktin në mënyrë të qartë se në Gjermani nuk ekziston e drejta për azil ekonomik. Të gjithë ata që kanë kërkuar azil për shkaqe ekonomike do të kthehen. Gjithashtu theksoj se gjatë kohës ndiqet procedura e kërkesës për azil, emigrantët nuk mund të fillojnë punë”, shprehet Helmut Hoffman.
Kjo situatë, thotë Ambasadori, ku shqiptarët e papunë, të pashpresë apo në vështirësi ekonomike kërkojnë të largohen, po shfrytëzohet nga grupe kriminale të infiltruara në agjenci udhëtimi.
“Fillimisht duhet të them se ne jemi duke bashkëpunuar mjaft mirë me qeverinë shqiptare për menaxhimin dhe kontrollimin e këtij fenomeni. Madje u janë refuzuar disa personave dalja jashtë vendit. Një vëmendje e veçantë kritike u është kundërshtuar agjencive të udhëtimeve, duke kontrolluar për aktivitet të ndaluar të qenieve njerëzore. Në Shqipëri duhet të zhvillohet një debat publik i gjerë duke përfshirë të gjithë klasën politike dhe shoqërinë civile për arsyet që i detyrojnë shqiptarët për të dalë jashtë Shqipërisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne për të lindur një fije shprese dhe optimizmi për këta shqiptarë”, shton Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri.
Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit Rama, se shqiptarët kanë keqkuptuar nevojën e Gjermanisë për punëtorë të kualifikuar, Ambasadori Hoffman thotë se kërkesat për azil dhe ato për punë duhet të veçohen nga njëra – tjetra.
“Zoti Kryeministër ka pasur të drejtë në këtë deklaratë, pasi ka pasur një keqkuptim për forcën punëtorë që nevojitet në Gjermani. Në fakt, njerëzit me të drejtë për azil dhe nevojës për të rekrutuar forcë punëtore të kualifikuar dhe Gjermania ka nevojë për këtë kategori. Por kjo forcë punëtore duhet të jetë e mirë-arsimuar. Në mënyrë specifike kërkohet nivel i lartë arsimor dhe profesional. Kushtet janë të vendosura tek Zyra e Punës dhe kontakti realizohet me një punëdhënës në Shqipëri dhe më pas mund të aplikosh për vizë pune. Ajo që nuk aprovohet është që njerëzit të shkojnë të kërkojnë azil për shkaqe ekonomike dhe të kërkojnë një vend pune. Vetëm me një vizë afatgjatë pune mund të punosh në Gjermani”, shton Ambasadori Hoffman.
Referuar raportimeve në media lidhur me kushtet në të cilat jetojnë azilkërkuesit shqiptarë, diplomati gjerman thotë se duhet kuptuar se ata jetojnë në kampe.
“Të gjithë azilkërkuesit qofshin shqiptarë apo të tjerë, trajtohen në mënyrë të denjë dhe kjo nuk vihet në dyshim. Duhet thënë se nuk është shume atraktive jetesa në kampe me njerëz të tjerë, por nuk është e saktë që ata jetojnë në kushte të padenja jetese”, tha ma tej Ambasadori gjerman.
Edhe pse ka një numër në rritje të azil-kërkuesëve, Ambasadori gjerman thotë se Shqipëria nuk ka pasoja të drejtpërdrejta në procesin e integrimit dhe se problemi është më i madh së brendshmi.
“Është një problem që prek zhvillimin e brendshëm të Shqipërisë”, përfundon Helmut Hoffman, Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY