Gjermania në alarm, përshpejton procedurat për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë

Gjermania në alarm, përshpejton procedurat për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë

49
0
Shares

Qeveria gjermane pret rreth 400 mije aplikime për azil deri në fund të vitit, më shumë se dyfishin e numrit te aplikimeve për vitin 2014. Sipas Euroactiv, për shkak të kësaj situate, ministri i Punëve të Brendshme Gjermane, Thomas de Maizière, njoftoi masa të reja mes statistikave tronditëse të dhunës
ksenofobike.
Të mërkurën, Ministria Punëve të Brendshme ka konfirmuar raportet e 400.000 aplikacioneve të reja deri në fund të vitit. Në korrik apo gusht, madje thuhet se mund të jete një numër më i lartë se muajt e tjere, shpjegoi ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere në Berlin.
Vetëm në tre muajt e parë, gjysma e të gjithë aplikantëve për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor erdhën në Gjermani, vuri në dukje ai.
Të premten, de Maizière është planifikuar të takohet me kolegët e tij për një samit mbi temën e refugjatëve.
“Ne kemi një situatë të re dhe duhet përkatësisht të marrim masa të reja, tregoi politikani i CDU.
Gjermania ka kategorizuar Kosovën dhe Shqipërinë si të ashtuquajturat ‘vendet e sigurta të origjinës’, shpjegoi de Maizière.
“Në këtë mënyrë, tha ai, aplikimet e azilkërkuesve mund të përpunohen në një procedurë të përshpejtuar dhe individët në fjalë do të deportohen më shpejtë, që të mos i lënë të presin 6 muaj”.
Në mesin e shteteve anëtare të BE, Gjermania mbetet vendi më i popullarizuar objektiv për azilkërkuesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY