Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Çfarë mund të presim nga ushtria ruse në të ardhmen?

08/05/2015
FOTO GALERI/ Çfarë mund të presim nga ushtria ruse në të ardhmen?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Image GalleryModernizimi ushtarak ka qenë prioritet i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për më shumë se një dekadë. Shpenzimet ushtarake janë rritur çdo vit prejse Putini ka ardhur në pushtet në vitin 1999.
Në njërën nga paradat në Moskë, me rastin e 70-vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, janë shfaqur disa armë të reja që pritet të hyjnë në shërbim deri në vitin 2020.
Në vitin 2015, sipas Komitetit të Mbrojtjes të Dumës Shtetërore, këto shpenzime do të arrijnë në 81 miliardë dollarë, ose 4.2 për qind e bruto prodhimit të brendshëm të Rusisë.
Sipas zëvendësministres ruse të Mbrojtjes, Tatyana Shevtsova, më shumë se gjysma e këtyre shpenzimeve shkojnë për programin shtetëror të armatimit. Qeveria ka thënë se vëllimi i porosive të mbrojtjes do të rritet për 40 për qind në vitin 2017, krahasuar me vitin e kaluar.
Frytet e këtyre shpenzimeve tashmë kanë nisur të shihen. Tanku luftarak i armatës dhe disa automjete të tjera, me të njëjtën shasi, do të marrin pjesë në Paradën e Ditës së Fitores në Moskë, më 9 maj.
Tanku luftarak i armatës T-14 pritet të hyjë në shërbim në vitin 2016 dhe ushtria shpreson të ketë 2 300 të tillë deri në vitin 2020.
Po sipas ushtarakëve rusë, T-14 është një përparim i rëndësishëm drejt tankut të telekomanduar.
Sistem tjetër ushtarak që pritet të hyjë në shërbim deri në vitin 2020 është aeroplani luftarak Sukhoi T-50. Ai është zhvilluar bashkërisht nga Rusia dhe India. Ka një gamë superzanore prej 1 500 kilometrash dhe lartësinë maksimale të shërbimit prej 20 000 metrash.
Rusia i ka kushtuar burime të konsiderueshme edhe rinovimit të forcave të saj strategjike bërthamore, përfshirë armët e lëshuara nga toka, deti dhe ajri.
Kulmi i këtij rinovimi pritet të jetë Sarmati. Raketa Sarmat mund të bartë 10 koka të rënda bërthamore ose 15 më të lehta, secila me shënjestër të pavarur. Sarmati do të ketë rreze veprimi prej 10 000 kilometrash.
Rusia në vitin 2002 është tërhequr nga marrëveshja START II për kufizim të armatimit, pasi Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga Traktati i Raketave Anti-balistike i vitit 1972.
Por, në fund të vitit 2014, Moska ka njoftuar se është duke zhvilluar një sistem të ri hekurudhor, të quajtur Barguzin, i cili mund të shpërndajë gjashtë raketa balistike interkontinentale RS-24. Secila nga këto raketa ka së paku katër koka bërthamore, me shënjestra të pavarura.
Moska planifikon të lancojë pesë trena Barguzin në fillim të vitit 2019.
Qysh në vitin 1997, Rusia është po ashtu duke punuar në nëndetësen Lada, e cila mund të sulmojë anije dhe nëndetëse të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.