Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kosova te Kushtetuta e Serbisë mund të rishihet në 2017

08/05/2015
Kosova te Kushtetuta e Serbisë mund të rishihet në 2017
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia do të marrë në konsideratë mundësinë për të ndryshuar preambulën e kushtetutës së vendit, ajo që flet për “Kosovën si pjesë integrale e territorit të Serbisë”.
Në një intervistë të gjatë për “Ëall Street Journal”, Vuçiç paralajmëroi se kjo mund të ndodhë brenda vitit 2017, ndërsa shtoi se fjala përfundimtare për këtë do t’i takojë popullit serb përmes referendumit. “Duhet të shtrojmë për bisedime gjithçka me partnerët tanë të Bashkimit Europian, por duhet t’i diskutojmë edhe me popullin serb. Na nevojitet një diskutim i gjerë publik për të ardhmen e Serbisë. Kaq! Duhet të jemi të ndershëm me njerëzit tanë, t’u themi gjithçka dhe të vërtetën dhe në fund ata të thonë fjalën e tyre”- deklaroi Vuçiç.
Kryeministri serb thotë se është i vetëdijshëm që kjo temë nuk pritet mirë mes serbëve, por tha se për hir të rrugës pa kthim të integrimit në BE, kjo çështje herët a vonë do të trajtohet.
Deklarata e kryeministrit serb u bë nga Shtetet e Bashkuara ku ndodhet për një vizitë zyrtare për të kërkuar ndihmën e Uashingtonit për integrimin në BE. Si për balancë, presidenti Tomislav Nikoliç mbërriti të premten në Moskë për të marrë pjesë në paradën e organizuar nga Vladimir Putin me rastin e 70-vjetorit të fitores kundër nazizmit.(top channel)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

Nga Semani në Fier te Liqeni i Fierzës në Has: Matja më masive e cilësisë së ujrave ne vend, çfarë tregojnë matjet e pavarura për ujin në Shqipëri

21/03/2026
“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.