Arrestohen dy oficerë policie të Ndërhyrjes së Shpejtë

Arrestohen dy oficerë policie të Ndërhyrjes së Shpejtë

62
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme arrestoi sot në mbrëmje, dy drejtues të Policisë së Komisariatit të Ndërhyrjes së Shpejtë, në Tiranë.
Të ndaluarit janë:
-Nevila Mamo, me detyre Shefe e Logjistikës në Komisariatin e Ndërhyrjes së Shpejtë, Tiranë
-Genci REÇI, ish-Shef Shtabi në këtë Komisariat.
Arrestim i tyre u krye si rezultat i një hetimi disamujor nga ShÇBA-ja, Tiranë, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë, në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.
Mamo dhe Reçi akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar nga nenet 248, 159 dhe 283 të Kodit Penal.
Shtetasit e mësipërm nëpërmjet mekanizimit të falsifikimit të dokumentave dyshohet se kanë abuzuar me detyrën duke shpërdoruar fondet publike për një periudhë 2-vjeçare. Dëmi ekonomik i shkaktuar buxhetit, është mbi 6 milion lekë (të reja).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY