Halil Matoshi: Qeveria e Ali Ahmetit vret shqiptarë

Halil Matoshi: Qeveria e Ali Ahmetit vret shqiptarë

105
0
Shares

Publicisti nga Kosova, Halil Matoshi e ka quajtur Ali Ahmetin si vrasës të shqiptarëve. Pas incidenteve të fundit që po ndodhin në Maqedoni, Matoshi ka reaguar në “Facebook”.


Reagimi i plotë i Hali Matoshit në “Facebook”
“Pas gjendjes së randë t’krijueme ne Kumanovë dhe në tanë FYROM-in, nga klika e klerofashistit Gruevski dhe e ndihmueme p’ej nacionalkomunistit Ali Ahmeti (pretendohet se janë vra pesë civilë shqiptarë nga t’cilët edhe ni vajzë tetë veçare), pra nëse vrasjet konfirmohen, atherë Ali Ahmeti duhet nxjerrë me dhunë nga Qeveria në Shkup dhe duhet gjykue per tradhti (nëse këtë nuk e ban me vullnet) nga vet shqiptarët e atjeshëm për me i dhanë fund koalicionit qeveritar VMRO-BDI, si vrasës shqiptarësh…
Subjektet politike shqiptare duhet të unifikohen rreth një Këshilli Emergjent për Mbrojtjen e popullsisë, eventualisht të ndihmonte që transicioni deri në zgjedhje të jashtëzakonshme të kalojë pa viktima…
Ky Këshill e ka për obligim popullor që të identifikojë grupet kriminale që eventualisht mund t’i ketë paguar shërbimi sekret i Gruevskit për me shkaktu tensione ndëretnike, sepse ky njeri me problem serioze egocentrike e paranoike mund ta kallë FYROM-in për hesapet e tij.
Ashiqare, këto grupe të pretendueme “terroriste” nuk janë të udhëhequna nga arsyeja dhe nuk janë në shërbim të kauzës së shqëiptarëve!
Po ashtu, boll ma luftës së palavdishme të Ali Ahmetiut për pushtet personal!

P. S.
Sapo mora një informatë nga Kumanova se falë Zotit nuk ka të vrarë. Mirëpo pamarrë parasysh nivelin e dhunës, Ali Ahmeti duhet me ik te sh’pia dhe vendin me e qu në zgjedhje të jashtëzakonshme…”.

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY