Kreditimi informal, biznesi për një borxh 5.000 euro paguan 6.500 në tre...

Kreditimi informal, biznesi për një borxh 5.000 euro paguan 6.500 në tre muaj

59
0
Shares

Në vështirësi për para CASH, shumë biznese po i drejtohen tregut informal për likuiditet. Nga ana tjetër, qytetarët janë të demotivuar të mbajnë kursimet në banka për shkak të interesave të ulëta të depozitave, jo më shumë se 1.5 për qind në vit. Në shkurt të këtij viti, paraja jashtë bankave arriti në 217 miliardë lekë ose 13 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo para që po del nga bankat janë kursimet e individëve, të cilët po i tërheqin nga llogaritë bankare për t’i investuar në forma të tjera me fitim më të lartë, pasi kërkesa në treg për CASH është e madhe dhe jepet interes shumë i lartë.
Noterët e pyetur nga “Monitor” konfirmojnë se kontratat e huas ku palët japin dhe marrin para me interes janë rritur dukshëm, të paktën 30 për qind në krahasim me një vit më parë. Sipas një vëzhgimi që “Monitor” bëri në disa kontrata huaje u pa se, interesat në huadhënien jashtë bankave janë të larta dhe me përllogaritje mujore dhe jo vjetore. Interesi mujor varion nga 2 – 5 për qind sipas rastit. Për një borxh 5 mijë euro, për tre muaj, kërkohen 6500 euro. Nëse shuma nuk kthehet në kohë, fillon një penalitet ditor më shumë se 50 euro dhe, nëse edhe pas një muaji penalitetesh, përsëri shuma nuk ka mundur të likuidohet nga huamarrësi, atëherë palët shkojnë në gjykatë. Po të llogariten me bazë vjetore interesat e huave në tregun e zi variojnë nga 30 deri mbi 60 për qind.
Por bizneset e ndërtimit thanë se tregu ka marrë përmasa të mëdha edhe nga vlerat e financimit.
Hajredin Fratari, biznesmen në veprimtari në ndërtim pohon se ka raste që borxhet e marra në tregun informal janë deri në 300 mijë euro. Kjo mënyrë financimi, sipas tij, është një rrezik jo vetëm për stabilitetin financiar të këtyre bizneseve, pasi jeta e tyre vihet në rrezik në rast se nuk arrijnë të shlyejnë në kohë detyrimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY