Tirana për Kumanovën: Kundër dhunës dhe veprimeve ekstreme

Tirana për Kumanovën: Kundër dhunës dhe veprimeve ekstreme

66
0
Shares

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar pas incidenteve në Maqedoni duke kërkuar të ruhet qetësia dhe të ketë vetëpërmbajtje nga përshkallëzimi i mëtutjeshëm i situatës.

Ministria e Punëve të Jashtme e RSH është duke ndjekur me vëmendje situatën e orëve të fundit në Maqedoni dhe shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar, me pasoja të rënda në jetë njerezish, dëmtime të pronës dhe rendit publik, thuhet në deklaratë.

Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë.

Gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor. Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është esenciale për stabilitetin demokratik dhe busull orientuese për rrugëtimin Euro-Atlantik të Maqedonisë, përfundon deklarata e Ministrisë së jashtme të Shqipërisë.

Edhe diplomacia e Kosovës ka reguar për ngjarjen duke ftuar të gjithë që të ruajnë qetësinë.

Ndërkaq ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar nëpërmjet një postimi në fb: “Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak.

Shkupi eshte i denuar te prodhoje ose dialog ose te kundertin e vet si nje shembull rajonal per mire ose keq.

Kjo qe po ndodh aktualisht eshte shqetesuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin. Ne mes jane shqiptaret qe po paguajne me cmim te larte ne menyra te ndryshme “sallaten maqedonase”…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY