Majlinda Bregu, një libër për Europën dhe veten

Majlinda Bregu, një libër për Europën dhe veten

101
0
Shares

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka publikuar një libër me ese “Europë. Ik E Ja” ku gërsheton karrierëne saj politike me integrimin e Shqipërisë në BE.

Botimi është kryer nga “Uet Press”, dhe ka parathënie nga Doris Pack dhe Jose Manuel Barroso-s.

Pack, shënon se në fillim “nuk ka qenë takim i lehtë dhe Majlinda as nuk e ndjente nevojën për të negociuar me deputetët e opozitës gjatë procesit të hartimit të amendamenteve, pas dy ditësh të gjata diskutimesh. Ishte e bindur që ata nuk thoshin të vërtetën. U ndamë jo si mike të mira, por, fatmirësisht, kjo ndryshoi gjatë viteve më pas. Ajo eksperiencë e atij takimi, të cilën Majlinda besoj e mban mend mirë, është akoma pengesa kryesore që has politika në Ballkan.” Vetë Bregu, shënon se ka nisur ta shkruajë këtë libër, se ra në kohë me tepri, ngase qe mësuar që për vite të tëra, të mos kishte kohë për asgjë.

”Falënderimin e parë me mirënjohje Doktor Berishës, për frymëzimin që më dha kur ngurroja të kapërceja pragun e odës së burrave të politikës shqiptare, për besimin që nuk ma kurseu në asnjë ditë të vështirë dhe për mundësinë që më ofroi bujarisht për të përshkuar krah tij një copë nga rruga e gjatë e Shqipërisë drejt Europës”, shkruan ajo që në hyrje, duke vlerësuar mentorin e saj në politikë. Po botojmë pjesë nga libri.

Bregu u aktivizua në politikë me Komitetin e Orientimit të Politikave, strukturë e PD-së, në vitin 2005. Po atë vit u zgjodh depuete në Parlament dhe më pas u bë Ministre Integrimit. Aktualisht është deputete e PD-së në mandatin e tretë të saj në Parlament

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY