FOTO GALERI/ Gjyqi imamëve, mbështetësit myslimanë protestojnë veshur me të zeza

FOTO GALERI/ Gjyqi imamëve, mbështetësit myslimanë protestojnë veshur me të zeza

54
0
Shares

Image GalleryRreth orës 11.00 ka nisur seanca e radhës e procesit gjyqësor ndaj 9 imamëve të akuzuar për xhihadisëm. Ndërkohë, para fillimit të kësaj seance, në ambientet e jashtme të gjykatës, ishin grumbulluar mbështetës myslimanë  të imamëve, të veshur me bluza, të zeza, ku shkruhej “Jam krenar që jam Mysliman”.
Pas vetëm disa minutash, ka dështuar seanca gjyqësore në Gjykatën e Krimeve të Rënda për 9 të akuzuarit për rekrutimin e mbi 70 personave me qëllim dërgimin e tyre në frontin e luftës në Siri.
Shkak i shtyrjes së gjyqit të sotëm u bë moslejimi i familjarëve dhe të afërmve të të akuzuarve të marrin pjesë në seancë për shkak të bluzave që kishin veshur e ku shkruhej “Jam krenar që jam musliman”.
Në momentin që në sallë ka pasur vetëm gazetarë dhe të akuzuarit nuk kanë parë familjarët e tyre, të akuzuarit për xhihadisëm janë larguar nga salla.
Avokati i njërit nga të pandehurit u shpreh se sjellja e gjykatës është absurde dhe antiligjore.
Por gjykata tha se nuk i “penguam ne familjarët e të pandehurve, por policia. Janë kompetencat e saj”.
Sakaq avokati cilësoi si antiligjore edhe masën e marrë nga gjykata për heqjen e rripit të pantallonave si dhe marrjen e fotokopjes së kartës së identitetit, të publikut që ndjek këtë gjyq.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 maj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY