Mësuesit frikë për vendin e punës, kundër ligjit për arsimin parauniversitar

Mësuesit frikë për vendin e punës, kundër ligjit për arsimin parauniversitar

47
0
Shares

Mësuesit dhe botuesit kanë dalë kundër Ministrisë së Arsimit. Sindikata e arsimtarëve në komisionin parlamentar të edukimit shprehu pasigurinë për vendin e punës, nëse miratohen ndryshimet e propozuara në ligjin për arsimin parauniverstar. Ndërsa shoqata e botuesve cilësoi kthim mbrapa heqjen e teksteve alternative.
Mësuesit ndjejnë frike për vendin e tyre të punës.  Sindikata e Arsimit i kërkoi deputetëve në Komisionin Parlamentar të Edukimit të mos miratojë ndryshimin në ligjin për arsimin parauniversitar, për heqjen e komisionit të vlerësimit dhe emërimin e shkarkimin e tyre me udhëzim ministri.
Kundër ndryshimeve në ligj u shprehën edhe botuesit. Unifikimi i teksteve shkollore është kthim mbrapa, sugjerimi vjen për të paktën tre libra për një lëndë.
Ligji për Arsimin parauniversitar në të cilin Ministria e Arsimit propozon ndryshime, kaloi në parlament rreth dy vjet më parë me votat e opozitës dhe mazhorancës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY