Sulm mbi shtëpinë e Ali Ahmetit?

Sulm mbi shtëpinë e Ali Ahmetit?

301
0
Shares

Portali në shqip i Shkupi, “Vatra” bën të ditur se burime jozyrtare flasin për një sulm ndaj shtëpsië së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Raportohet se në shtëpinë e Ahmetit mbrëmë rreth orës 22:30 janë hedhur dy granata dore dhe ka pasur krisma që kanë shqetësuar banorët e Zajazit.
Siç tregojnë burime të Vatrës nga Zajazi, lagje ku banon Ahmeti, nuk ka të lënduar, por frika dhe paniku mbretëron mbi qytetarët e këtij vendbanimi.
Ky sulm vjen disa ditë pas sulmit në selinë e BDI-së, ku persona me motoçikletë hodhën bombë në objektin e saj në Reçicë të Tetovës dhe pas aksionit policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 22 persona dhe u shkatërruan dhjetra shtëpi.
Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së nuk e konfirmon sulmin ndaj shtëpisë së kryetarit të BDI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY