Banka Crédit Agricole Albania ndërron pronarë

Banka Crédit Agricole Albania ndërron pronarë

61
0
Shares

Crédit Agricole S. A. ka njoftuar sot nënshkrimin e kontratës së shitjes së Crédit Agricole Albania te shoqëria Tranzit sh. p. k., filiali shqiptar i NCH Capital Inc. Ralizimi i këtij operacioni është subjekt i miratimit nga autoritetet rregullatore kompetente, ka njoftuar banka.
Kjo lëvizje nuk do të ketë ndikimin domethënës mbi Crédit Agricole S. A., sipas njoftimit zyrtar.
Crédit Agricole Albania është banka e 11 më e madhe në vend me një total aktivesh prej rreth 27 miliardë lekësh në fund të 2014-s, ose 2 për qind të totalit, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Prej më se një vit banka ka qenë në negociata për shitje me institucione financiare në Shqipëri.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare, Tranzit është licencuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar aktivitetin si Institucion Financiar Jo Bankë në vitin 2010. Kompania ofron mundësi të shumta financimi që përfshijnë kredi dhe pjesëmarrje në kapital për individë dhe shoqëri në mbarë vendin.
Tranzit është shoqëri e fondeve investuese te administruara nga NCH Capital. Nga viti 1993, NCH është një prej investitorëve më të mëdhenj në Europën Lindore dhe Rusi, me një portofol investimesh mbi tre miliardë dollarë.
Shoqëritë e administruara nga NCH operojnë në Shqipëri që prej vitit 2007 dhe kanë ofruar bashkëpunim në ndërtim, turizëm, pasuri të paluajtshme, hidrokarbure, telekomunikacion, shërbim kabllor, transport, hoteleri, tregti mallrash, agrobiznes, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY