Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria: Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj janë vrarë. Jo 14 por 10 viktima nga UCK

13/05/2015
Qeveria: Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj janë vrarë. Jo 14 por 10 viktima nga UCK
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministria e Brendshme ka konfirmuar zyrtarisht se trupat e Mirsad Ndrecajt, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizajt, komandant Begu janë në mesin e të vrarëve në aksionin policor të Kumanovës. Identiteti i tyre ishte vërtetuar në bashkëpunim me Byronë e Interpolit në Shkup. Siç njoftuam jo zyrtarisht dje, nga Ministria e Brendshme sot kanë konfirmuar se tek Ndrecaj janë gjetur edhe dokumentet e tij të identitetit. Policia thotë se është e sigurt edhe për identitetin e një tjetër të vrari, i cili është shtetas i Maqedonisë.

“Deri tani është konfirmuar pozitivisht identiteti i Mirsad Ndrecajt, i lindur më 17.06.1979, nga Kosova i ashtuquajtur Komandant NATO për të cilin kishte dyshime se është një nga udhëheqësit e grupit të armatosur. Arriti konfirmimi pozitiv për identitetin e Beg Rizajt i lindur më 25.12.1977, nga Kosova i njohur si komandant Begu. Nga të vrarët, është konfirmuar identiteti i Nusret Kaloshit i lindur më 18.04.1975, shtetas i Maqedonisë”, njoftojnë nga MPB-ja.

Në njoftimin publik nga MPB-ja shkruhet se vazhdon identifikimi edhe i trupave tjerë të gjetur. Fillimisht, u raportua se janë gjetur gjithsej 14. Por burime të sigurta policore thonë se ai ishte numër nga terreni, dhe se ka variacione të mundshme të vogla në numrin përfundimtar. Nga burime të tjera spekulojnë se ka mundësi që numri i viktimave në të vërtetë të jetë 10. Zyrtarisht, Ministria e Brendshme nuk bëri komente mbi këtë çështje. Përveç se është konfirmuar identiteti i Ndrecajt dhe Rizajt, nga MPB-ja thonë se vazhdon identifikimi edhe i 30 të arrestuarve të tjerë. Zyrtarisht, ajo që mund të shihet nga fotografitë e djeshme të aksionit, u konfirmua se në polici është Sami Ukshini, i njohur si Komandant Sokoli. Përveç Sokolit, MPB-ja në Kumanovë ka arrestuar edhe Muhamed Krasniqin i njohur si komandant Malisheva dhe komandant Junikun, Demë Shehun. Deri tani, policia nuk e ka konfirmuar lajmin, për shkak se sipas informatave jozyrtare, Malisheva dhe Juniku kanë dhënë identitet të tjera, dhe ende pritet konfirmim përfundimtar. (alsatm)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

2 orë protestë në Tiranë kundër qeverisë pas dhunës në Zvërnec

31/05/2026
LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

LISTA E PLOTË/ Publikohen fituesit e garës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

Çmenduria e vërtet e çmimeve të biletave në Finalet e NBA Kincks vs Spurs 

31/05/2026
Pezullohet drejtori i Policisë së Vlorës pas raportimit të pasaktë për protestën në Zvërnec

ANILA HOXHA/ Bluzezinjtë

31/05/2026
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, policia shoqëron një person

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.