Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia presion në Lazarat, PD ankohet te ndërkombëtarët

14/05/2015
Policia presion në Lazarat, PD ankohet te ndërkombëtarët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike e Gjirokastrës i ka dërguar një letër faktorit ndërkombëtar ku kërkon monitorimin e zgjedhjeve vendore, pasi sipas tyre policia po përdoret politikisht nga qeveria dhe po shkakton panik.
Sipas PD-së, policia po kryen kontrolle të vazhdueshme tek banorët si dhe arrestime, ndërsa theksohet se po i detyron banorët të largohen duke qenë se janë mbështetës të djathtë.


Letra e plotë e degës së PD-së, Gjirokastër
“Me anë të kësaj letre dëshirojmë të sjellim në vëmendjen Tuaj një shqetësim në rritje, në lidhje me keqpërdorimin e forcave të Policisë së Shtetit në Komunën Lazarat të Qarkut Gjirokastër, në prag të fillimit zyrtar të fushatës elektorale për Zgjedhjet lokale 2015. Gjatë gjithë muajt prill 2015 e në vijim, në të gjitha rrugët hyrëse e dalëse, në brendësi të Komunës Lazarat, çdo natë instalohen postblloqe me mjete dhe trupa policore të shumta, të cilët ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme ndaj banorëve të kësaj komune. Mënyra e kryerjes së këtyre kontrolleve (shpesh të dhunshme), oraret kur ndërhyhet, sjellja arrogante e Policisë së Shtetit dhe arrestimet e shumta në këtë periudhë parazgjedhore, i kanë detyruar banorët ta bëjnë prezent gjendjen e rënduar edhe pranë Degës së Partisë Demokratike Gjirokastër. Si pasojë e kësaj strategjie që po ndjek Policia e Shtetit për të krijuar panik në Komunën Lazarat, banorët ndihen të frikësuar e të diskriminuar, jo të lirë të ushtrojnë aktivitetet e tyre të përditshme jetësore, duke bërë që shumë prej tyre të braktisin shtëpitë .Lazarati, Komunë me rreth 5000 banorë, po shpopullohet. Në këto kushte, Dega e Partisë Demokratike Gjirokastër gjykon që Policia e Shtetit po përdoret politikisht nga ana e Qeverisë, me qëllimin e vetëm për të bërë të mundur largimin e sa më shumë banorëve nga Lazarati, i konsideruar si mbështetës i Partisë Demokratike. Kjo situatë e nderë, në prag të fillimit zyrtar të fushatës elektorale po krijon një tension të panevojshëm midis banorëve dhe policisë, shto këtu dhe faktin e arrestimeve të tjera që janë njoftuar në ditët e ardhshme.
Mjafton të përmendim rastin kur Kandidati i Koalicionit të Djathtë për Kryetar të Bashkisë Gjirokastër Z. lgli Kokalari zhvilloi takimin prezantues me strukturat e Partisë Demokratike Lazarat, ambienti ku po zhvillohej takimi u rrethua me forca të shumta policore, me maska, të armatosur dhe me mjete të blinduara, sikur të ishte një situatë lufte dhe jo një takim i zakonshëm politik. Partia Demokratike Dega Gjirokastër thekson se tashmë nuk ka më asnjë arsye që të justifikojë një prezencë kaq të madhe të policisë në Komunën Lazarat për çdo natë dhe duke krijuar terror të pajustifikuar. Ne mendojmë se banorët e Lazaratit, nuk e meritojnë një trajtim të tillë aspak profesional nga ana e Policisë së Shtetit, por duhet të trajtohen si banorët e çdo komune tjetër. Për këtë arsye Partia Demokratike Dega Gjirokastër, kërkon zbatimin e ligjit nga ana e të gjithë institucioneve, në rastin konkret të Policisë së Shtetit, për të qëndruar larg përdorimit politik. Ne kërkojmë mbështetje me monitorim ndërkombëtar të këtyre veprimeve të papranueshme të Policisë në këtë periudhe përgatitore të fillimit të fushatës. Ju sigurojmë se Partia Demokratike Dega Gjirokastër është e angazhuar të zhvillojë një fushatë elektorale qytetare dhe europiane duke shpresuar se institucionet e shtetit shqiptar do të jenë garant i zbatimit të ligjit për zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ne mbetemi me shpresë se angazhimi ndërkombëtar për të monitoruar veprimtarinë e policisë në Lazarat si dhe gjithë procesin zgjedhor, do të shërbejë për rivendosjen e ekuilibrave social-politikë në rajonin jugor, si faktor kyç për mbarëvajtjen e këtij procesi”, përfundon letra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën mësuesja ndërsa kamionisti rëndë, aksident tragjik në Gramsh

27/01/2026
Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.