Dyshimet, komandant “Sula” tradhtoi bashkëluftëtarët e tij…?!

Dyshimet, komandant “Sula” tradhtoi bashkëluftëtarët e tij…?!

48
0
Shares

A mund të jetë Sulejman Osmani (i njohur si komandat “Sula”) spiuni i cili tradhtoi komandantët nga Kosova të cilët u arrestuan nga policia maqedonase në lagjen e Trimave në Kumanovë.
Një përgjigje e Osmanit me fjalët “Mirë ama ai armatimi mua më shpëtoj”, që e ka fjalën për zbulimin e armëve në Malinë para policisë vë në dyshim se ky ka qenë bashkëpunëtorë I policisë maqedonase.
Osmani po jep një deklaratë skandaloze në një bisedë që publikohet ditën e fundit nëpër portale të ndryshme I cili thotë se kinse është bërë “supermen” për t’iu ikur para syve 30 pjesëtarëve të policisë së Maqedonisë.
Më absurdja sipas tij, është se ai gjatë gjithë kohës ka pasur pranga në dorë që nënkupton se lëvizjet e tij kanë qenë shumë të kufizuara për të ikur.
Në audio-bisedën për të cilën thuhet se e ka bërë me Xhezair Shaqirin, ky person i njohur si “Sula” flet për betejën e Kumanovës pa pasur dëshmi relevante.
Në të shumtën e rasteve gjatë intervistës është kontradiktor në shpalosjen e dëshmive, njëherë pranon e më vonë bëhet pishman dhe thotë të kundërtën, shkruan zhurnal.
Ky person misterioz ka lindur dyshimet se mos vallë është koka e tradhtisë, për ta spiunuar grupin e armatosur në të cilin shumica ishin persona nga Kosova, në mesin e tyre edhe Sokoli, Malisheva dhe të tjerë.
Në minutën e 8.30 të intervistës së tij thotë:
“Ai i ki ti, po i thash. A e din tjetër kush. I thash nuk e di tjetër kush. Më kan kap me xhip në Kumanovë. Më kan çue te ushtria se aty unë se kam dit se mendova mos më çojnë diku me më vra, masanej kërkush nuk e dinte për mu. Mirë ama ai armatimi mua më shpëtoj. Më kan çu te ushtria kan marrë ballanin, kanë marrë 25 polic, kemi dalë në Malinë, ka zhdryp ballani, nuk na kan lëshu afër Malinës. Unë kam dalë i kam pasur duart lidhur, nëpër katund më kan pa krejt banorët dhe më kan çue te armatimi atje. Unë I çova ata e morën e ngarkuan armët”.
Ky person është tepër konfuz për shkak se gjatë intervistës jep garanci se gjatë sulmit në Kumanovë ka civilë të vrarë, por që rezultoi se në atë aksion në Kumanovë nuk pati asnjë civil të vrarë.
Ai e tregon edhe momentin e ikjes nga policia mirëpo harron se vetë ai pranon se ka qenë në mesin e 25 policëve.
“E bona nijet jam çue net më vrasin. Të iki, aty ni breg por nuk besojash duarve se po thosha se po rrëzona e pom zanë, dhe u lëshova teposhtë. Ata më than stoj, stoj, tu bërtit. Masanej hyn në mal mem kërku. Shumë breg, rash në rekë, dola matanë dhe ju ika”. /Zhurnal/

Për më shumë, mund të klikoni edhe këtu…
/web/VIDEO_Deshmon_komandant_Sula_Dorezimi_u_be_me_ndermjetesimin_e_Ali_Ahmetit_2125_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY