Shteti i Serbisë mbetet partneri kryesor në tregun e Kosovës. Produkte të prodhuara në këtë shtet, has në çdo vitrinë të dyqaneve apo qendrave të mëdha tregtare në Kosovë.
Por, një gjë e tillë nuk ndodhë me produktet “Made in Kosova” në shtetin fqinj, në Serbi.
Megjithatë, ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se pavarësisht problemeve politike Kosovë – Serbi, në aspektin ekonomik këto dy shtete kanë marrëdhënie të mira tregtare, por që bashkëpunimi është në favor të ekonomisë së Serbisë.
Sipas raportit “ Statistikat e Tregtisë së Jashtme” publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për muajin mars të këtij viti, thuhet se përqindja më e madhe e importit për këtë periudhë ka qenë nga Serbia me 15.3 për qind, kurse Kosova ka arritur të eksportojë në territorin e këtij shteti vetëm 5.6 për qind.
Ndërkaq, sipas shifrave zyrtare në vitin 2013, importi i produkteve të Serbisë në Kosovë ka qenë mbi 285 milionë euro, kurse eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi mbi 14 milionë euro.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit, ndërkaq shprehen se bashkëpunimi ekonomik është vulë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/