Policia e Tiranës ka arrestuar tutoren dhe një që ushtronin prostitucion në një nga hotelet e kryeqytetit. Burime nga policia lokale bënë të ditur se pronari i hotelit dhe klienti që është gjetur në hotelin ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit janë duke u hetuar në gjendje të lirë.
Zyrtarisht mësohet se, nga Seksioni për Trafikun e Paligjshëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës u arrestuan në flagrancë tutorja 54-vjeçare Xh. S. dhe 28-vjeçarja F. A., ndërkohë u proceduan penalisht pronari i hotelit, 59-vjeçari me inicialet B. P. dhe klienti 31-vjeçar me inicialet A. A.
Burime të njëjta sqaruan se prej kohësh hoteli që ndodhej në periferi të kryeqytetit mbahej nën vëzhgimin e forcave policore dhe përmes teknikave të ndryshme të ndjekura nga oficerët e trafiqeve është arritur dhe zbulimi i asaj që ndodhte në hotel. Sipas burimeve pranë policisë së kryeqytetit, 54- vjeçarja ishte personi që gjente vajzat dhe më pas u siguronte atyre klientët e ndryshëm nga qytete të ndryshme.
Mësohet gjithashtu se për të kaluar një natë me vajzat në hotel, klientët duhej të paguanin 100-150 euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/