Matura, rritet vështirësia e provimit të gjuhës së huaj, sa pikë duhen...

Matura, rritet vështirësia e provimit të gjuhës së huaj, sa pikë duhen për të kaluar

116
0
Shares

Të shtunën e javës që vjen, më 23 maj, rreth 41 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore për këtë vit, atij të gjuhës së huaj me detyrim (D3). Rezultatet e këtij provimi, edhe këtë vit nuk do të kenë peshë në formulën e llogaritjes së pikëve që grumbullojnë maturantët për garën në universitetet publike. Ndryshimi këtë vit është se niveli i testit ka shkallë më të lartë vështirësie se vitin e shkuar, pasi vjet testi ishte i nivelit A2, ndërsa këtë vit ai ka një shkallë vështirësie B1.
Në total testi do të ketë 25 pyetje, ndërsa totali i pikëve është 50 pikë. Në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2015 është përcaktuar pragu minimal i pikëve që duhet të marrë një kandidat që të quhet fitues, që është 20 për qind e totalit të pikëve të secilit prej testeve të provimeve të maturës. Kështu, maturantët në provimet me detyrim, përfshi edhe gjuhën e huaj me detyrim (anglisht, italisht, frëngjisht apo gjermanisht) duhet të marrin jo më pak se 10 pikë në secilin prej tri provimeve që të konsiderohen kalues.

Testi dhe pyetjet
Testi i gjuhës së huaj me detyrim për Maturën 2015 është i nivelit B1, përbëhet nga 25 pyetje dhe ndahet në tri pjesë, lexim (të kuptuarit e një teksti), përdorim i gramatikës dhe pjesa e tretë, shkrim. Dy pjesët e para kanë secila nga 20 pikë, ndërsa pjesa e fundit, shkrimi, ka vetëm 10 pikë. Këto pjesë, të kuptuarit e një teksti të shkruar dhe përdorimi i gjuhës (gramatikë dhe leksik) kanë secila nga 12 pyetje, pra 24 pyetje, dhe përbëjnë 80% të testit.
Në total këto dy pjesë të testit të gjuhës së huaj me detyrim kanë 40 pikë.
Në pjesën e parë të testit maturanti do të lexojë një tekst dhe do të ketë 12 pyetje mbi përmbajtjen e tekstit, ushtrime me përzgjedhje fjalësh ose frazash, plotësimi i vendeve bosh me informacionin e duhur, ushtrime me përgjigje po/jo, ushtrime me e vërtetë/e rremë, pyetje me disa alternativa, pyetje ku i kërkohet marrja dhe përzgjedhja e informacionit të duhur nga teksti i dhënë si dhe përgjigje të shkurtra në lidhje me tekstin janë dy nga pyetjet që vlerësohen me pikët maksimale prej 8 pikësh secila.
Në pjesën e përdorimit të gjuhës, e cila përbën pjesën e dytë të testit të gjuhës së huaj me detyrim, pesë pyetje, nga 13-17 do të jenë me plotësimin e vendeve bosh, vendosja e fjalës së duhur dhe vlerësohen në total me 5 pikë. Pyetjet nga 18-21, pra 4 pyetje do jenë me vendosjen e foljes së duhur si dhe zëvendësimi i një fjale me të ngjashmen e saj dhe vlerësohet me 4 pikë. Ndërkohë që pyetja 22, e cila vlerësohet me 3 pikë ka një dialog të shkurtër. Edhe pyetja 23 e ka të bëjë me një dialog, ku maturanti nga një grup prej 8 fjalësh duhet të përzgjedhë vetëm 4 fjalët e duhura. Pyetja e 25 përbën pjesën e tretë të testit me shkrimin, në këtë pjesë maturantët duhet të shkruajnë një ese, një krijim ose një email me 100-125 fjalë, totali i pikëve që fitohen është 10.
Kjo strukturë testi është e njëjtë për të gjithë ata maturantë që do t’i nënshtrohen provimit të detyruar të gjuhës së huaj, qoftë kjo anglisht, italisht, frëngjisht apo gjermanisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY