Një ish-anëtar i Forcave Ajrore Japoneze u padit sot lidhur me fluturimin e një droni të mbushur me rërë radioaktive mbi çatinë e zyrës së kryeministrit.
”Dyzetvjeçari u akuzua për bllokim të punës në zyrën e kryeministrit pas fluturimit të dronit”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo, që citon prokurorët e çështjes.
Lëndë radioaktive me nivel të ulët radioaktiviteti u zbulua në këtë dron. Kjo lëndë vinte nga prefektura e Fukushimës që u kontaminua në vitin 2011 nga një fatkeqësi bërthamore.
Ish-anëtari i Forcave Ajrore Japoneze deklaroi se e kishte kryer veprimin për të treguar kundërshtimin e tij ndaj energjisë bërthamore.
Incidenti nxiti qeverinë japoneze të ndalojë fluturimin e dronëve në hapësirat publike në metropolin japonez.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/