SHBA-ja: Ne e vramë “ministrin e naftës” së IS-it

SHBA-ja: Ne e vramë “ministrin e naftës” së IS-it

49
0
Shares

Forcat ushtarake amerikane kanë kryer një operacion brenda Sirisë, duke e vrarë një person që është identifikuar si një nga liderët kryesor të Shtetit Islamik.
Fjala është për Abu Sayyaf, që udhëhiqte me çështjet e naftës, gazit dhe operacioneve financiare të grupit ekstremist, njofton Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Barack Obama, ka urdhëruar bastisjen që çoi deri te vrasja e këtij zyrtari të lartë të IS-it.
Zyrtarët amerikanë thonë se bashkëshortja e tij është arrestuar gjatë kësaj bastisjeje.
Më herët, mediat shtetërore siriane, siç i citonte “Reuters”, kanë raportuar se ishin forcat qeveritare të këtij vendi ato që e vranë “ministrin e naftës” së IS-it, por duke e identifikuar me emër tjetër nga SHBA-të.
Pjesëtarët e Shtetit Islamik, rregullisht paraqiten me emra tjerë apo pseudonime lufte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY