Erdogan në Tiranë kërkoi ato që Rama i kishte premtuar para zgjedhjeve!

Erdogan në Tiranë kërkoi ato që Rama i kishte premtuar para zgjedhjeve!

76
0
Shares

“Ndaj duke bërë publike kërkesën e tij, Presidenti Erdogan shprehu qëndrimin e tij ndaj një mashtrimi të Edi Ramës, i cili nxori ministren e arsimit për të garantuar shqiptarët se institucionet arsimore që kërkoi presidenti Erdogan nuk do mbyllen. Ndërsa sot, në një intervistë të tij në mediat turke, Presidenti Erdogan pohon se Rama i premtoi përsëri ndalimin e veprimtarive të lëvizjes Hyzmet në Shqipëri. Mirëpo mesa duket, Presidenti nuk e ka të qartë se Nastradin Hoxhës i ka mbetur vetëm varri bosh në Turqi dhe se ai ka rilind e drejton aktualisht qeverinë shqiptare”

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim të tij në “Facebook”, shkruan se “Presidenti Erdogan në Tiranë kërkoi thjesht ato që Rama i premtoi atij para zgjedhjeve!”.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Te dashur miq, vizita e presidentit te Turqise mike, Erdogan, ne Tirane eshte nje ngjarje rendesishme e mirepritur dhe nje kontribut i madh ne marredheniet tradicionale miqesore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. Turqia eshte nje vend mik, qe gjate 102 viteve shtet te pavarur shqiptar, ka dhene vetem vendime ne mbeshtetje te Shqiperise dhe kombit shqiptar. Pas renies se perdes se hekurt, Turqia i ka dhene nje ndihme te madhe te gjithanshme ne rrafshin bilateral dhe multilateral Shqiperise dhe nje mbeshtetje te fuqishme shqiptareve ne Kosove per pavaresine. Diplomacia turke ka qene nder me aktivet ne perpjekjet dhe lobimin e saj per njohjet nderkombetare te Kosoves. Investimet turke kane njohur shumfishim gjate 10 viteve te fundit. Vendet tona ndajne shekuj ne te njejten Perandori.
Sigurisht otomanet nuk erdhen ne trojet tona si çlirimtare por si pushtues, mirepo elita imperiale me origjine shqiptare vinte e dyta ne drejtimin e Perandorise. Kesaj elite i perkiste edhe Ismail Bej Vlora, dhe njeri prej burrave me te medhenj te njerezimit te te gjitha kohrave, themeluesi i Turqise moderne, Kemal Ataturk. Ne Turqi jetojne dhe sot, ndofta dy here me shume shqiptare se sa ne Shqiperi. Pra keto lidhjet tona te gjakut me kombin turk, po e them kete se puritanet tane kalojne ne histeri kur flitet edhe per keto lidhje, te cilat kombi yne si komb emigracioni i ka dhe me kombe te tjera. Ne kete kontekst pa medyshje Turqia eshte nje vend mik, partner strategjik vertet i rendesishem, miqesia dhe bashkepunimi me te cilin eshte nje interes kombetar strategjik mbi te cilin eshte bazuar dhe bazohet bashkepunimi i ngushte e i gjithanshem midis vendeve tona.
Duke thene kete, duhet sqaruar se per shqiptaret, qe kane dhe do te kene gjithnje si partner stategjik me kryesor SHBA, i nje rendesie te madhe e te veçante eshte partneriteti strategjik me Italine, Gjermanine, Francen, Britanine e Madhe, Austrine e vende te tjera, natyrisht perfshire ketu Greqine me kusht qe ky vend te heqi ligjin e Luftes me Shqiperine.
Nuk u ndala rastesisht ne partneritetin strategjik por per shkak te reagimeve dhe mishmashit qe krijoi Rama pas vizites se tij ne Turqi, ku iu duk se zbuloi Ameriken apo mesoi per here te pare nocionin e partneritetit strategjik dhe i meshoi aq shume marreveshjes se partneritetit strategjik me Turqine saqe axhamiu dy meterlik, ne programin qeveritar, mezi shkruajti dy rrjeshta per bashkepunimin me Gjermanine, Francen, Britanine.
Vizita e Presidentit Erdogan vjen ne traditen e marredhenieve te gjithanshme shume te mira qe ekzistojne midis dy vendeve tona. Nga viti 1992 deri sot, çdo president i Republikes turke ka vizituar Tiranen si nje mik i madh dhe i çmuar. Keshtu erdhi dhe u prit edhe Presidenti Erdogan dhe marreveshjet qe u firmosen, forumi i perbashket i biznesit ishin te rendesishme. Natyrisht nuk mund te injorohet se disa deklarata te tij ngjallen reagime dhe kritika, te cilat ne teresi nuk kane te bejne aspak me ndienja anti-turke por kane te bejne me bindjet e verteta dhe te drejta te autoreve te tyre, se kur eshte puna per kualifikimin, grupe apo levizje terroriste, ka nje kuader ligjor dhe institucion nderkombetar per kualifikimin e tyre.
Keshtu, me te drejte ngjalli reagim kerkesa e tij ne takimet e nivelit me te larte, por edhe e bere publikisht, per ndalimin ne Shqiperi e te gjitha veprimtarive te levizjes Hyzmet, si nje levizje terroriste.
Ketu me duhet t’u them autoreve te shkrimeve se, Presidenti Rexhep Taip Erdogan nuk kerkoi asgje me teper veçse cfare i kishte premtuar pik per pik Edi Rama para zgjedhjeve ne viziten e tij, qe une e kam quajtur si vizita e synetit politik te Rames. Edi Rama, axhami ne politik por nastradin ne genjeshtra, mashtroi Erdoganin me zotimin e tij per te fshire nga faqja e Shqiperise institucionet e lidhura me levizjen Hyzmet dhe mbeshtetjen me vote ne OKB per qendrimin e Turqise ndaj konfliktit Izrealito – Palestinez. Po keshtu, Rama, ky genjeshtar boteror i politikes, do te mashtronte me vone administraten e SHBA dhe OKB e mbare boten per armet kimike siriane.
Ndaj duke bere publike kerkesen e tij, Presidenti Erdogan shprehu qendrimin e tij ndaj nje mashtrimi te Edi Rames, i cili nxorri ministren e arsimit per te garantuar shqiptaret se institucionet arsimore qe kerkoi presidenti Erdogan nuk do mbyllen. Ndersa sot, ne nje interviste te tij ne mediat turke, Presidenti Erdogan pohon se Rama i premtoi perseri ndalimin e veprimtarive te levizies Hyzmet ne Shqiperi. Mirepo mesa duket, Presidenti nuk e ka te qarte se Nastradin Hoxhes i ka mbetur vetem varri bosh ne Turqi dhe se ai ka rilind e drejton aktualisht qeverine shqiptare. Keshtu qe do iu lutesha autoreve te shkrimeve, te mbajne parasysh shkakun e thelle te ketyre reagimeve dhe se kemi te bejme thjeshte me nje mashtrim te Edi Rames.
Deklarata e presidentit Erdogan per vellezer musliman nga Adriatiku ne murin kinez, ishte nje deklarate qe nuk i pershtatet realitetit shqiptar, nuk ishte ne vendin e duhur. Ne jemi nje komb pluri-religjioz. Ne kete konekst cdo deklarate me nuance fetare, e cilitdo lider musliman apo i krishter, duhet te kete parsysh se ajo mirepritet vetem kur ajo pranohet konsensualisht (me kete dua te them qe nuk lendon) shqiptaret e te gjitha besimeve. Ne dallim nga shume e shume kombe te tjera, feja per kombin shqiptar nuk eshte dhe nuk ka qene element i identitetit kombetar. Ne shqiptaret, si shtylla kryesore te provuara te identitetit kombetar, kemi gjakun dhe gjuhen. Jane jo te paket ata qe gabimisht mendojne se dogmen tone “feja e shqiptarit eshte shqiptaria” e kemi trashegim nga diktatura hoxhiste. Jo, absolutisht jo. Ajo eshte dhe ka qene shekuj me pare lejtmotiv i unitetit kombetar te shqiptareve. Pervec ketyre, duhet kuptuar se Islami yne eshte islam europian dmth eshte Islam i natyralizuar dhe ne harmoni te plote me vlerat dhe parimet e qyteterimit perendimor. Ne nje botim te dekreteve te Sulltanit dhe disa raporteve te tjera, nje dokument tregon se Porta njoftohet se “ne Durres kishte shume martesa midis muslimaneve dhe katolikeve dhe se Konsulli i nje vendi te krishtere i kerkon Ipeshkvit qe te marrin masa per te mos i lejuar kete. Ipeshkvi i pergjigjet se punet e dashurise martesore jane punet e Zotit dhe ne nuk mund te nderhyme”.
Se fundmi do ndalem pak ne nocionin e vllazerise nga muri Kinez ne Adriatik. Duhet te theksoj se ky realitet i dikurshem perendorak nuk ekziston. Dihet se nga Bosfori ne murin kinez, ne teresi kemi nje vazhdimesi te kombeve turke. Kurse kombi shqiptar ne Adriatik nuk eshte i kesaj familje dhe ne antropologji, gjenetik kulture, ka origjine krejt tjeter e po keshtu ka afrimi me grupe krejt tjeter kombesh.
Duke perfunduar, une mirepres firmosjen e dokumentit te bashkepunimit strategjik me Turqine ne te gjitha fushat me interes te ndersjellte. Ne kete kuader mbledhjet e perbashketa te qeverive i konsideroj vertete te dobishme. Nje dokument te tille Shqiperia por dhe vende tjera te Ballkanit e kane firmosur prej vitesh me Italine mike. Sikunder dua te theksoj se Shqiperia ndaj problemeve te Lindjes se Mesme dhe problemeve te sigurise ne teresi, duhet te mbeshtesi pa ekivok qendrimet e aleatit te saj kryesor strategjik SHBA-ve, te cilat kane dhe pergjegjesite me kryesore per sigurine ne bote.
Se fundi me duhet te them, te pohoj se pavaresisht nga genjeshtrat, Rama ka ndienja miqesore dhe e do Turqine mike, por problemi i tij eshte i tmerrshem, se ai adhuron Nastradinin!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY