Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës në garën e 21 qershorit, Erion Veliaj në një takim me banorët e Kasharit është gjendur në një situatë jo të këndshme, kur një banore e zonës ndau me Veliajn shqetësimin e largimit nga puna nga qeveria e majtë dhe pamundësinë për të mbajtur famijen pasi bashkëshortin tha se e ka të sëmurë me kancer.
“Burrin e kam 26 muaj me kancer në mushkëri. Ja quaj për faleminderit Halim Kosovës, më futi në punë 3 muaj. Erdhi partia juaj e më hoqi. Se kujtuat se isha për fushatë. S’isha për fushatë. Djalin e kisha në shkollë e ndalova. 180 mijë lekë i marr për burrin muaj për muaj. Takova deputetin dhe më tha s’kam ç’të të bëj se e kam vëllanë vetë pa punë. Djalin e çoj në punë për hall e çoj në 9 të mëngjesit dhe vjen në 9 të darkës. Kur vjen çuni s’ka as siguracion, asgjë. Po t’i kërkoj siguracion ai thtoë shko në shpi… Dua zgjidhje”, tha gruaja.
Kandidati i majtë, i ka kujtuar gruas se duhet arsimi, ndërsa ka premtuar verifikim.
E vlerësoj e do ta verifikoj. Nëse ke qenë më kontratë të shkurtër 3mujore, në bazë të saj është bërë pagesa dhe trajtimi në punë. Ty në këtë moment të duhet punë… Me arsim të mesëm më vjen shumë keq, por shteti që premtuam është se në bashki s’mund të vazhdojnë njerëz në krye të vendit pa arsim”, u shpreh Veliaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/